Sot në Pejë tre persona të panjohur e kanë sulmuar një polic.
Zyrtarin policor, të njëjtit, e kanë goditur në kokë me mjete të forta.
Pas sulmit te tre ia kanë mbathur nga vendngjarja.
Lajmin e ka konfirmuar për Front Online, zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Sipas informatave që ky ka gjendja e policit është jashtë rrezikut për jetë.
“Sot rreth orës 16:15, në rrugën “Eliot Engël”, afër Fakultetit të Biznesit, policia është njoftuar për një incident, aty është lënduar një person. Pas sulmit tre personat e pa njohur, kanë ikur nga vendngjarja. Të gjitha njësitet relevante kanë dalë në vendngjarje, viktima është dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është trajtuar dhe bëhet fjalë për një pjesëtarë të Policisë së Kosovës”, tha ai Front Online,