×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet zyrtari policor që plagoi një person në Graçanicë

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Është arrestuar zyrtari policor i cili kishte plagosur një person në Graçanicë, shkruan Front Online.

    Këtë e ka konfirmuar Policia e Kosovës me arsyetimin se në këtë rast  nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës së zjarrit nga zyrtari policor.

    Ndryshe, pak minuta më herët Policia për Front Online ka jep detaje se plagosja e personit ka ndodhë me qëllim të parandalimit të arratisjes së tij.

    Policia jep detaje për plagosjen e një personi nga zyrtari i saj

     

    Njoftimi i plotë:

    Arrestohet zyrtari policor që përdori armën zyrtare sot në Graçanicë Hajvali

    /Prishtinë, 22 Dhjetor 2020

    Hetuesit e IPK-së kanë vazhduar të ndërmarrin veprime hetimore lidhur me rastin e përdorimit të armës së zjarrit nga një zyrtar policor sot në orët e mbrëmjes në Graçanicë.

    IPK në koordinim me prokurorin kujdestar dhe disa njësi të tjera të policisë ka përfunduar këqyrjen e vendit të ngjarjes.

    Zyrtari policor i cili ka shtënë me armë zyrtare (i stacionit policor të Graçanicës) me vendim të prokurorit është arrestuar nga IPK dhe të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, kurse IPK ka rekomanduar edhe suspendimin e tij si pjesë e procedurave administrative.

    Bazuar në hetimet paraprake, hetuesit e IPK-së dyshojnë se në këtë rast se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armës së zjarrit nga zyrtari policor duke gjuajtur në drejtim të veturës në lëvizje ku ndodhej i dyshuari por edhe dy persona të tjerë. Hetuesit e IPK-së do të hetojnë edhe lidhur me rrethanat e arratisjes nga stacioni policor i të dyshuarit të ndaluar nga policia.

    IPK në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast përderisa nga informacionet nga QKUK mësohet se i lënduari me armë të zjarrit është jashtë rrezikut për jetë.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj ka vendosur në qarkullim postar emisionin e jashtëzakonshëm të pullave postare “Sali Çekaj, Hero i...
    Lajme28 Prill 2024
    Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë zgjerimin në krye të agjendës së BE. Por vendet që rreshtohen për t'u bashkuar me...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri thotë për FrontOnline se për të do të ishte e preferueshme që të kishte marrëveshje politike....
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Të hënën kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, i mbijetuari i madh dhe i paparashikueshëm i politikës spanjolle, dhe një lider që ka parë...
    Lajme28 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, sot do të mbajë konferencë për medie në lidhje me disa zhvillime në Komunën e Prishtinës. Sipas...
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Rreth një e katërta e amerikanëve në moshën mbi 50 vjeç, të cilët nuk kanë dalë ende në pension, thonë se mund...
    Lajme28 Prill 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 9-25 km/h. SHBA...
    Sport27 Prill 2024
    Armend Xhoxhaj është rikthyer në ring në ‘Kia Metropol Arena’ në Nurenberg, ku boksoi përballë boksierit turk Huseyin Cinkara. Por, meçi nuk...
    Vip27 Prill 2024
    Këngëtares së njohur, Xhensila Myrtezajt mbrëmjen e djeshme i ka ndodhur në incident. Teksa është ngjitur në skenën e një prej lokaleve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.