×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i AAK-së: Kemi kuadro edhe për Qeveri edhe për Presidencë

    FrontOnline
    22 Dhjetor 2020

    Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka thënë se që gjashtë muaj janë duke u përgatitur për zgjedhje dhe se tanimë janë më të gatshëm se kurrë për të hyrë në garë.

    Ai ka thënë se u shtyjnë që të bëjnë përgatitje pasi i kanë parë rrethanat e krijuara edhe pse ishin pjesë e Qeverisë Hoti, njofton Klan Kosova.

    “Në bazë të rrethanave që janë krijuar ne kemi pritur që Gjykata Kushtetuese mund të marrë një vendim të tillë, prandaj ka gjashtë muaj që ne jemi në terren duke u përgatitur dhe duke e ditur se kemi zgjedhje. Kjo është situata kur të gjitha partitë janë pajtuar me vendimin e Gjykatës, gjë që ka ndodhur edhe me AAK-në. Ne tani jemi në vlugun e angazhimit për të avancuar në kuptimin e përgatitjes për zgjedhje”.

    “Ne e kemi propozuar Haradinajn për president të shtetit dhe e kemi ditur që kjo do të ketë efekt në opinionin publik dhe gjithashtu në vendimet e ardhshme, qoftë nga Gjykata Kushtetuese, qoftë nga Specialja dhe mandati i presidentit, gjë që na ka bërë si strukturë e AAK të jemi aktivë gjithë kohën. Pra, këto përgatitje kanë bërë që ne tani të jemi gati dhe të përgatitur më shumë se çdoherë tjetër”.

    Isufi në Info Magazine shtoi se prapë do të kërkojnë përkrahje për postin e presidentit për kryetarin Ramush Haradinaj.

    “Tani shkojmë në zgjedhje për Parlamentin e Kosovës dhe pas kësaj do të kërkojmë përkrahjen për presidentin edhe më tutje për presidentin e ardhshëm të Kosovës, sepse mendojmë që në situatën që gjendet Kosova edhe sa i përket dialogut që ka degraduar shumë, gjendjes së përgjithshme në vend, si dhe imazhit të goditur nga Gjykata Speciale normalisht që kërkon një lidership të fuqishëm në krye të shtetit dhe normalisht me kompetencat që i ka presidenti do të ketë mundësi që të ushtrojë mirë funksionin e tij dhe të mbrojë interesat e vendit”

    Isufi ka thënë se do të jetë rezultati ai që tregon se cili do të jetë koalicioni i ardhshëm, por gjithsesi do të jenë në Qeverinë e Kosovës duke shtuar se AAK ka treguar se di të qeverisë me vendin.

    Ai gjithashtu shtoi se fokusi i AAK-së ka qenë që të avancohet në marrjen e postit të presidentit dhe prapë këtë kanë në qëllim.

    “AAK ka kuadro edhe për qeverisje, por edhe për të udhëhequr presidencën. Me vota tani jemi shumë më mirë. Në të gjitha komunat ku kemi qeverisur veçse kanë treguar performancë të jashtëzakonshme. Edhe në shtatë komuna që bashkëqeverisim jemi mirë. Jemi optimistë që kemi vota sesa që kemi pasur në të kaluarën”.

    Shkëlqim Devolli takon guvernatorin e Texasit, Greg Abbott, flasin për rritje bashkëpunimi Kosovë – ShBA
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Drejtori i Inspeksionit Florian Dushi ka njoftuar për inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegal dhe të rregullt në pjesë...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.