×
  • Lajme
  • Lajme

    Kosova ende pa vendim për udhëtimet nga Britania

    FrontOnline
    21 Dhjetor 2020

    Që nga mesi i muajit mars në Kosovë janë regjistruar 49.169 të infektuar me koronavirus, prej të cilëve 1.262 kanë vdekur ndërsa 36.773 janë shëruar.

    Pak ditë pasi në disa vende të botës ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit Sars-CoV-2, një variant i ri i tij, edhe më përhapës, ka shkaktuar alarm.

    Mbretëria e Bashkuar, ku edhe është zbuluar varianti i ri, ka vendosur masa të ashpra izolimi dhe ka lëshuar urdhra për qëndrim në shtëpi, ndërsa shumë vende të tjera, përfshirë Shqipërinë, i kanë ndaluar fluturimet prej atje.

    Por, Kosova ende nuk e ka marrë një vendim të tillë.

    Drejtori i IKSHPK-s, Naser Ramadani tha “Instituti Kombëtar po bën përpjekje që të nxisë të gjithë qytetarët të testohen për çdo rast të dyshimtë, duke njoftuar se laboratori i IKSHPK-së mund të diagnostikojë versionin e ri të koronavirusit, i cili është përhapur në disa vende evropiane dhe për të cilin janë ngritur shqetësime”.

    Edhe ministri Zemaj, i cili mori pjesë në konferencën për media, tha se pas informacioneve për variantin e ri të koronavirusit, menjëherë janë angazhuar kapacitetet në IKSHPK-së për të bërë vlerësimet shkencore për të gjeturat dhe konform tyre do të merren vendimet për kufizime, përfshirë për shtetet veç e veç.

    Nuk ka masa të reja

    Edhe pse ishte pritur që Kosova të shtojë masat kundër pandemisë para festave të fundvitit, ministri Zemaj nuk njoftoi për ndonjë masë të re, por bëri thirrje që respektimin e masave aktuale si dhe në mbikëqyrjen e zbatimit të tyre, sidomos në këtë periudhë kur vendi ballafaqohet me një fluks të të ardhurve nga diaspora.

    Samedin Mehmeti, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të policisë, tha se gjatë vikendit, në vend kanë hyrë deri në 20 mijë qytetarë në ditë, nga pikat kufitare dhe aeroporti i Prishtinës.

    Për dallim nga Kosova, autoritetet në Shqipëri kanë marrë vendim që të ndalojnë udhëtimet me Britaninë e Madhe

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë nesër ndërprerje të rrymës
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet me datë 29 prill nga ora 11:00. Fillimisht në rend ditës është “Miratimi i...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se të dielën do të jetë për vizitë në Hamburg të Gjermanisë ku do të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Vip26 Prill 2024
    Blogerja Sara Hoxha, e njohur si gruaja e këngëtarit të njohur Ledri Vula, pas krisjes së marrëdhënies me partnerin e saj, ka...
    Lajme26 Prill 2024
    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka folur në ‘Forumin për Siguri të mbajtur në Budapest të Hungarisë. Ai...
    Lajme26 Prill 2024
    Një person ka pësuar lëndime në fshatin Raushiq të Pejës, si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë dy vetura dhe një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.