×
  • Lajme
  • Lajme

    Nënkryetari i PDK-së: Po do të pyetesha unë do të shkonim në zgjedhje

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Njeriu i dytë në PDK, Memli Krasniqi, ka thënë se opsioni më i mirë është shkuarje në zgjedhje marrë parasysh dështimet e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti.

    Ai ka thënë se nuk sheh mundësi të mëdha për të bërë ndryshime për të përmirësuar qeverisjen në Kosovë.

    “Nëse unë do të pyetesha, ky nuk është qëndrim zyrtar i PDK’së, personalisht kisha mendu se më mirë është të kthehemi edhe një herë te qytetarët. Të marrim mendimin e tyre përmes zgjedhjeve si duhet të vazhdojmë”, ka thënë Krasniqi, në një intervistë për emisionin “Tet a tet” me Adelina Ismaiin.

    Ai ka thënë edhe pas zgjedhjeve problemi më i madh do të jetë votimi për Presidentin e ri pasi askush s’do të mund t’i bëjë 80 vota për Shef të ri të Shtetit.

    “Ditën e nesërme pas zgjedhjeve të reja duhet të votohet për Presidentin. Nëse s’i kanë 80 vota prapë duhet të shkohet në zgjedhje”, ka shtuar ai.

    Krasniqi ka thënë se viti i ardhshëm do të jetë i rëndë sidomos në aspektin ekonomik dhe shëndetësor shkaku i pandemisë.

    “Nëse shkohet në dy palë zgjedhje brenda 6 muajve, ma merr mendja, se në tri deri ne pesë vjet do t’ia shohim sherrin”, ka deklaruar Krasniqi.

    Aktualisht vendi është pa Presidenti dhe me një u.d të Presidentes, Vjosa Osmanin, e cila është një përkrahëse e Albin Kurtit dhe politikave të VV’së.

    Ndërsa, në Qeveri është koalicioni LDK-AAK që nuk i ka as 60 vota për të vazhduar qeverisjen.

    E vetmja parti që po kërkon zgjedhje të menjëhershme është Lëvizja Vetëvendosje, e cila fitoi garën e fundit elektorale për komunën e Podujevës me mbi 50 për qind të votave.

    Në këtë situatë, Ramush Haradinaj e ka shpallur kandidaturën për Shef të Shteit ndërsa ka siguruar vetëm votat e AAK’së të pamjaftueshme për të marrë pozitën e parë në Kosovë.

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.