×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PSD-së thotë se Vetëvendosja është shndërruar në shportë mbeturinash

    FrontOnline
    20 Dhjetor 2020

    Zyrtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, thotë se aderimi i Mustafë Bajramit në Lëvizjen Vetëvendosje është bërë për vota. Ai Albin Kurtit i referohet si Bini, duke shtuar se Vetëvendosje është shndërruar në shportë mbeturinash.

    “Berrllogu i Binit – berllogu i ricikluar. Riciklimi mund ta rrite Binin, por ajo qe i shtohet partise eshte vlere e shtuar e berllogut. Ky proces eshte ngarendje per pushtet qe te neverite. Ky proces, Binin e ka bere Recycle Bin”, shkruan ai.

    Madje ai tha se VV sot më shumë i ngjan kishës së indulegjencës, sesa ndonjë subjekti që bartë të vërtetën.

    Postimi i tij i plotë:

    Purgator a Recycle Bin

    Cfare eshte dhe si shpjegohet procesi i kalimit te njerezve te korruptuar, rrenca, hipokrite e ekstremiste te Albini?

    Personi qe aderon, VV-ne e sheh si purgator. Aty futemi per t’u pastruar, per t’i fshire mekatet. Ne purgatorin e Dantes mund te futeshin mekataret qe mund te falen. Edhe ketu, fakti qe te ka pritur Bini i bie qe nuk je ne rrethin e fundit te mekatareve.

    Por, a nuk eshte ky gjykim i tepruar dhe disi vule perfundimtare? Njerezit vertete mund te permiresohen. Tekefundit, gjithe mekatare jemi, apo jo? Cfare te themi? Ne rrethana te tilla duhet pare kontekstin dhe procesin. Nuk mjafton nenshkrimi, qofte ai edhe ferman i Sulltanit.

    Ne fakt, momenti kyq kur kisha katolike kishte humbur lidhjen me zotin (lexo: te verteten) eshte pikerisht indulgjenca, kur kisha lante mekatet per para.

    Aderimi nuk po behet brenda nje beteje emancipuese. Nuk po behet sepse Mustafe Bajrami nuk u pajtua me AKR, PDK e AAK per privatizimet, ndarjen etnike apo barazine gjinore. Po behet ne kuader te nje oportunizmi elektoral. Asnje ndermjetesim, thjesht vota per pushtet. Partia po behet nje corbë perzier nga liberale, socialdemokrate, erdoganiste e staliniste. Asgje e mire nuk del nga kjo perzierje.

    Gjithcka qe e rrite voten pranohet sepse paguhet. Gjithcka qe paguhet falet. Andaj VV sot i ngjan me shume kishes se indulgjences sesa ndonje subjekti qe barte te verteten.

    Prandaj, ky proces, me pare sesa purgator eshte recycle bin. Berrllogu i Binit – berllogu i ricikluar. Riciklimi mund ta rrite Binin, por ajo qe i shtohet partise eshte vlere e shtuar e berllogut. Ky proces eshte ngarendje per pushtet qe te neverite. Ky proces, Binin e ka bere Recycle Bin.

    NË One Stop Shop të Petrol Company, ZBRITJE QË T’I MERRË MENDTË!
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.