Një punëtori të postës së shpejtë i janë grabitur dy telefona në vlerë 900 euro derisa ishte duke pritur në veturën e tij në mes të fshatrave të Prizrenit, Piranë dhe Randobravë.
Ngjarja ndodhi në mes të ditës të enjten kur dy persona nën kërcënimin e armës ia morën telefonat viktimës.
“Fsh. Piranë, Prizren 17.12.2020-12:10. Viktima mashkull kosovar punëtor i postës së shpejtë ka raportuar se derisa kishte qenë duke qëndruar i ndalur me veturë në mes të fshatrave Piranë dhe Randobravë dy persona të panjohur nën kërcënim të armës ia kishin grabitë dy telefona celularë në vlerë rreth 900 euro dhe më pas të dyshuarit ishin larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe janë duke e hetuar rastin”, njofton Policia e Kosovës.