×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dyshime për keqpërdorim në privatizimin e 370 hektarë tokë në Bellanicë të Malishevës

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Përfaqësues të fshatit Bellanicë të Malishevës kanë akuzuar ish-zyrtarët e AKM-së se kanë privatizuar 370 hektarë tokë në vitin 2007, përderisa ka pasur kontest gjyqësor, pasi konsiderojnë se ajo tokë është e tyre.

    Banori i fshatit Hazir Hoxha para Komisionit hetimor parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë tha se toka e tyre është privatizuar në kuadër të privatizimit të ndërmarrjes “Mirusha” në Malishevë. E sipas tij, toka atyre iu ka marrë në vitin 1959 nga ish-regjimi serb.

    Ai adresoi akuza ndaj gjykatave në Malishevë se i kanë fshehur paditë e tyre për të përfituar individë të caktuar. Hoxha konsideron se individë kanë privatizuar tokat me 11 euro arin në vitin 2007, e pas disa viteve për shkak të shpronësimit për ndërtimin e autostradës, “Ibrahim Rugova” i kanë shitur shtetit mbi 1000 euro arin.

    Hoxha: Gjykata i ka dhënë leje ‘dritë të gjelbër’ se s’ka konteste gjyqësore, megjithëse ka pasur

    “Gjykata i ka dhënë leje dritë të gjelbër se s’ka konteste gjyqësore, megjithëse ka pas. Por këtu është problemi se gjykata në bashkëpunim me kuvendin e komunës së Malishevës edhe me drejtorin e ndërmarrjes i kanë heshtë këto punë”, tha ai.

    E deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha pyeti se kush janë atë tre persona që kanë fshehur paditë.

    Berisha: Qysh i kanë emrat këta tre

    “Qysh i kanë emrat këta tre, kryetari i komunës, shefi i ndërmarrjes dhe kryetari i gjykatës që i kanë heshtur këto punë”, tha ai.

    E më pas, Hoxha i renditi emrat që konsideron se kanë bashkëpunuar për t’i heshtur gjërat.

    Hoxha: Në atë kohë kryetar i komunës ka qenë Gani Krasniqi

    “Drejtori i ndërmarrjes është Hazir Hazdrolli, në atë kohë kryetari i komunës ka qenë Gani Krasniqi, kryeshef ka qenë Isni Kilaj”, tha ai.

    Pas kësaj ai para deputetëve paraqiti kërkesën që ia kanë paraqitur Ministrisë së Financave për të mos shpërndarë mjetet financiare për shpronësimin e tokave.

    Hoxha: Ne iu kemi thanë Ministrisë së Financave mos shpërndani para

    “Ne iu kemi thënë Ministrisë së Financave mos shpërndani para, sepse nuk kanë të drejtë ata, pasi ne jemi ende në gjyq për punë të autostradës. I dini protestat e vitit 2011-2012. Këtu është problemi, te shpronësimet…Kanë përfituar zyrtarët më të lartë të Malishevës, ai është Nuhi Shala, Mark Krasniqi dhe zyrtarë të tjerë. Këta kanë përfituar se kanë blerë me 11 euro arin, e tani po shesin te qeveria. Këtë tokë e kanë blerë me 10 euro e po e shesin me 1000 euro”, tha ai.

    Në bazën e kësaj deklarate, kryesuesi i komisionit hetimor, Hajrullah Çeku e pyeti përfaqësuesin e fshatit Bellanicë për ndërhyrjet politike në këtë rast.

    Çeku: A mendoni se këtu ka pas ndërhyrje të grupeve të fuqishme

    “A mendoni se këtu ka pasur ndërhyrje të grupeve të fuqishme dhe a mund të përmendi cilat grupe, apo individ e kanë përdorur autoritetin e tyre për të ndikuar në këtë situatë”, tha ai.

    Hoxha e bëri përgjegjës kryetarin e atëhershëm të gjykatës së Malishevës.

    Hoxha: Unë e bëj përgjegjës kryetarin e Gjykatës së Malishevës, Emrush Kastratin

    “Këtu unë e bëj përgjegjës, edhe pse nuk jam jurist e nuk di këtë punë, por e bëj përgjegjës kryetarin e Gjykatës së Malishevës, Emrush Kastratin”, tha ai.

    Komisioni e la të hapur mundësinë që përfaqësuesi i fshatit Bellanicë të ftohet serish për intervistim.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u bë sebepi që në Parkun e Qytetit të kësaj komune, të zbulohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës. Në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.