×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Tahiri: Kosova duhet të bëhet pjesë e Zhvillimit të Qëndrueshëm

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Këshilli për Zhvillim të Qëndrueshëm ka mbajtur takim me kryetarët e komisioneve parlamentare të Kosovës, Qeverinë e Kosovës, përfaqësues të Kombeve të Bashkuara, partnerë të Kuvendit, shoqëria civile dhe Misioneve Diplomatike në Kosovë.

    Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për t’i përfshirë 17 objektiva dhe në të njëjtën kohë të merr përgjegjësi për to.

    “Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që në agjendën e vetqeveritare, po ashtu të përfshijë zbatimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, të fokusuar në 17 objektiva dhe në të njëjtën kohë të jetë një akter i cili merr detyra dhe përgjegjësi, në kuadër të këshillit për zhvillim të qëndrueshëm… Kosova edhe pse nuk është pjesë zyrtare e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në kuadër të 193 vendeve të botës ka marrë këtë agjendë me i përkthye këto objektiva në fusha të caktuara në planin e saj qeverisës njëkohësisht edhe në planin për reforma ekonomike 2021-2023”, ka thënë Tahiri.

    Ai ka kërkuar që Kosova të jetë pjesë e Zhvillimit të Qëndrueshëm, pasi që Kosova ka marrë të gjitha hapat për integrim.

    “Kërkesa ime është që Kosova të jetë pjesë e Zhvillimit të Qëndrueshëm, sepse Kosova ka marrë gjithë hapat për integrim dhe se programi i saj është hy në program që një kohë e gjatë në Kosovë, se Kosova ka futur në strategji katër shtylla të cilat do të shërbejnë për këtë gjë. Qeveria është e përkushtuar në agjendën e vitit 2020-2030”, ka thënë Tahiri.

    Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka thënë duke e parë rëndësinë e agjendës, kryetarja e Kuvendit i ka dhënë rendësi për riaktivizimin e këtij këshilli.

    Nagavci ka thënë se objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm janë synim dhe interes i të gjithëve dhe se përmes këtij këshilli duhet të punohet për t’i përmbushur gjitha këto objektiva.

    “Duke e parë rëndësinë e gjithë kësaj agjende dhe se si ajo ndërlidhet ngushte me mirëqenien tonë, kryetarja e Kuvendit zonja Osmani-Sadriu i ka thënë përparësi dhe ka prioretizuar ri-aktivizimin e këtij këshilli… “Objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm janë agjenda jonë e përbashkët e cila na prinë për të përmirësuar nivelin në mirëqenien për të gjithë sepse ato kanë të bëjnë më përmirësimin dhe qasjes në arsim, në luftimin e pabarazive, në avancimin e barazisë gjinore, ndërtimin e qyteteve të mençura, dhe me një infrastrukturë të përshtatshme, qasje në ujë dhe energji të pastër.. Video: 07:47 “Derisa vizioni orientues dhe zhvillimor, vërtete prioritetet ta shohim nga ekzekutivi, ne e kemi obligim që të sigurohemi si kuvend, që ky vizion të përmbushet”, ka thënë Nagavci.

    Koordinatorja për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Ulrika Richardson tha se rekomandimet e tyre janë që Kosova të vazhdojë të punojnë, në mënyrë që ta kenë ndihmën në rrugën drejt BE-së.

    “Arsyeja pse janë bërë këto objektiva ka qenë për t’iu përgjigjur krizave me të cilat ballafaqohet bota në atë kohë. Ishte kriza ekonomike dhe financiare në nivel botëror, dhe kishim modele ekonomike të cilat kanë qenë produktive për të gjithë. Në atë kohë kishim një mospërputhje në mes të shoqërive, kishim problemet me klimën dhe kriza të ndryshme ambientale, dhe kjo na ka shtyrë që ta kemi agjendën 20-30 me OZHQ-të, dhe realizimin e këtyre 17 objektivave. Këto 17 objektiva janë ndërtuar në mënyrë që merret në shoqëri, pavarësisht që a ka të bëjë me hartimin e ligjeve apo politikave, dhe çdo vend duhet ta merr parasysh ndikimin që do ta ketë në ekonomi. Objektiva ka për qëllim që të arrij sa më shumë energji që është e mundur ndërmjet qëllimeve të ndryshme, dhe se ato janë bazuar në pesë shtylla dhe këto shtylla janë njerëzit, paqja, planeti, prosperiteti dhe partneriteti, dhe dëshiroj t’iu njoftoj për shtyllën e gjashtë që është parandalimi i konflikteve”, ka thënë Richardson.

    Richardson ka thënë se këto fokusohen te njerëzit, por edhe te mirëqenia e njerëzve dhe është e ndërlidhur me atë se çfarë po ndodhë në planet, çfarë ndodhë në kuptimin e paqes, por edhe se ka shumë pak zhvillim që mund të arrihet në rast se nuk mund të ketë paqe, pra çdo progres socio ekonomik shpie tek sigurimi i paqes në tërë botën.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Daçiq, e ka nisur vizitën e tij në Kinë të dielën. Ai e ka vlerësuar Kinën...
    Lajme08 Shtator 2024
    Alon Ben-Meir, profesor amerikan në pension dhe ekspert i politikës ballkanike, nëpërmjet një artikulli autorial të botuar së fundi kushtuar rrjedhës së...
    Lajme08 Shtator 2024
    Ish-ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj është shprehur se “Policia e Kosovës në 25-vjetorin e krijimit dhe funksionimit të saj është një nder...
    Të tjera
    Sport08 Shtator 2024
    Kombëtarja e Kosovës ka marrë rrugë për në Qipro, ku nesër zhvillojnë ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve. Ka qenë faqja...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Zyrtarët në Tel Aviv kanë konfirmuar se së paku 3 persona Izraelit janë vrarë gjatë një sulmi që ndodhi në kalimin kufitar...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Një dron rus e ka shkelur hapësirën ajrore të Rumanisë gjatë sulmeve të mbrëmshme në shtetin fqinj Ukrainë, tha anëtarja e NATO-s...
    Lajme08 Shtator 2024
    Artan Nimani, kryetar i Forumit të Intelektualëve, iniciativë e cila në zgjedhjet e 9 Shkurtit 2025 do të garojë në kolacion me...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Partia Socialiste do të marrë një numër të lartë të karrigave të deputëve në...
    Bota/Rajoni08 Shtator 2024
    Të paktën tre studente janë lënduar pasi një zjarr shpërtheu në një shkollë me konvikt vajzash në qytetin qendror Isiolo të Kenias...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.