×
  • Lajme
  • Lajme

    Kirurgu kërkon shkarkimin e Dreshajt: Nuk ofrojmë shërbime veterinare, mos ia mësyj Spitalit të Pejës

    FrontOnline
    17 Dhjetor 2020

    Sadri Berisha, kirurg në Spitalin e Pejës, ka kërkuar shkarkimin e zëvendësministrit nga radhët e AAK’së, Gani Dreshaj, pas deklaratës së tij se në këtë spital njerëzit po vdesin nga pakujdesia dhe neglizhenca dhe se më lehtë hyjnë lopa e qeni në objekt sesa njerëzit.
    Berisha ka ironizuar me Dreshajn duke e këshilluar që “të mos ia mësyj” këtij spitali, sepse nuk ofron shërbime veterinare.

    Nëse ndodhin skandale të tilla, për të cilat Dreshaj tha se ka fakte, kirurgu i ka kërkuar që ta dërgojë policinë dhe prokurorinë në spital dhe në qoftë se është ashtu t’i prangos mjekët.

    “Deputet i zgjedhur nga populli (mjerisht), zv.ministër (mjerisht) pasi që sipas jush qenka bërë gjithë ky krim ndaj pacientëve si njeri me pushtet, shfrytëzoje autoritetin tënd dhe zbarkoje policinë dhe prokurorinë në Spital dhe dërgona në burg, sepse ata që vrasin nuk e kanë vendin në Spital, por në burg”, ka shkruar ndër të tjera Berisha në Facebook.

    Kirurgu ka kërkuar që kryeministri, Avdullah Hoti, të distancohet nga deklaratat e zv/ministrit dhe ta shkarkojë atë nga çdo funksion në qeveri.

    “Nëse do të qëndronim ato që i ka thënë z.Dreshaj, atëherë kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj do të duhej t’u kërkonte falje publike qytetarëve të Pejës, Deçanit, Klinës, Istogut dhe më gjerë, në të kundërtën ta shkarkojë z.Dreshaj nga të gjitha funksionet në parti. Kryeministri Hoti duhet të distancohet nga fjalët e zv.ministrit dhe ta shkarkojë nga të gjitha funksionet në Qeveri”, ka përfunduar Berisha, duke uruar që t’i ndihmojë Zoti.

     

     

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook i ka përmbledhur aktivitetet ditore të zhvilluar sot në veri. Kurti me...
    Lajme10 Shtator 2024
    Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, ka vizituar kampin “Villaggio Italia” në Pejë për të nderuar Regjimentin 62 të Këmbësorisë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Nënkryetari i partisë së serbëve të Kosovës, “Demokracia Serbe”, Ivan Orlloviq, i cili u arrestua dhe u lirua sot, ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim (LB), ka bërë një reagim pasi paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara, ia...
    Sport10 Shtator 2024
    Një komision i pavarur ka marrë vendimin unanim për kartonin e kuq që mesfushori i Arsenalit, Declan Rice e kishte marrë në...
    Lajme10 Shtator 2024
    10 shtatori i 2012-tës, është data që shënon edhe përfundimin e mbikëqyrjes së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Tashmë janë bërë 12...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Shtetet e Bashkuara më 10 shtator vendosën sanksione të reja ndaj Iranit në përgjigje ndaj mbështetjes ushtarake që Teherani i jep Rusisë,...
    Lajme10 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po “e mbanë gjallë lanin patriotik” për të fituar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ka folur në lidhje me mësimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.