×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Meta deklarohet për arrestimet nga Specialja

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në konferencën për media ka folur edhe për arrestimet nga Specialja.

    Meta në konferencën e përbashkët me presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmani tha se mbështet ish-drejtuesit e institucioneve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u përballur me drejtësinë e që në këtë mënyrë do të konfirmohet edhe njëherë drejtësia e luftë së popullit përball gjenocidit monstruoz serb.

    “Në këtë kontekst vlerësova qëndrimin dinjitoz dhe shpreha mbështetjen time ndaj ish-drejtuesve të institucioneve të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si dhe gatishmërinë e plotë të tyre për t’u përballur me drejtësinë në mënyrë për të konfirmuar edhe njëherë drejtësinë e luftës së popullit përballë gjenocidit monstruoz serb në zemër të Evropës. Vlerësova qëndrimin e madh, qetësinë dhe unitetin e shfaqur nga të gjithë, nga presidentja në detyrë nga Kuvendi, siguria, forcat kryesore politike në këto çaste të rëndësishme për të krijuar funksionimin e institucioneve në mënyrë demokratike, por edhe përballimin e sfidave me të cilat ndeshet shteti i Kosovës”, tha Meta.

    Ndërsa, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me homologun shqiptar, Ilir Meta, deklaroi se Kosova ende ka nevojë për ndihmën e madhe të Shqipërisë, sidomos në organizatat ndërkombëtare ku vendi ynë nuk është i anëtarësuar.

    Po ashtu, ajo ka kërkuar nga Kuvendi i Shqipërisë të miratojë rezolutën që do të dënonte gjenocidin serb në Kosovë. Osmani u shpreh se ka pasur vetëm një të vërtetë dhe ajo është se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë.

    Ndryshe, Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë tre ditore në Shqipëri, ku me nderime të larta shtetërore është pritur nga presidenti shqiptar Ilir Meta, si dhe ka bërë homazhe në Lezhë.

    Shqipëria mbushet me turistë kosovarë falë Sharr Travel
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Bëhet e ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviqit, pas fishkëllimave që...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    I akuzuari për krim të organizuar thotë se asnjë cigare nuk e ka shitur pa lejen e KFOR-it I akuzuari Shaip Ferizi...
    Lajme10 Shtator 2024
    Në kuadër të aktiviteteve të fushatës: “Festo me Zemër, jo me Armë”, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherë Koordinator Nacional për Kontrollin...
    Vip10 Shtator 2024
    2TON-i nuk ka të ndalur. Artisti nga Ferizaj ka lajmëruar adhuruesit e muzikës së tij se kënga e re e cila u...
    Bota/Rajoni10 Shtator 2024
    Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla ka prezantuar projektligjin për anëtarësimin e Shqipërisë në Qendrën Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Veri të Mitrovicës. Nën masa të rrepta sigurie, Kurti ka ngrënë drekë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet ceremonia e hapjes së Qendrës për Trajtimin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.