×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Dorëzohen akt-emërimet për bursistët e Skemës së Profesionistëve të Rinj

    FrontOnline
    16 Dhjetor 2020

    Dhjetëra bursistë të Skemës së Profesionistëve të Rinj nga sot do të sistemohen në institucionet e Kosovës. Në Qeverinë e Kosovës është bërë dorëzimi i akt-emërimeve për bursistët “YCS” derisa është thënë se të rinjtë do të ndihmojnë në ngritjen e nivelit të punës në administratën publike.

    Kryeministri Kosovës, Avdullah Hoi tha se përmes arsimimit të të rinjve do të kontribuohet në përgatitjen e shoqërisë në Kosovë dhe avancimit të punës së administratës në Kosovë.

    Hoti: Bursistët do të ngrisin nivelin e administratës në Kosovë

    “Unë kam pasur nderin që me disa prej gjeneratave të bursistëve kam punuar drejtpërdrejtën ë kapacitetet të ndryshme që kam pasur në institucion edhe besoj që pa asnjë dyshim, kudo që kanë qenë të angazhuar, edhe ju aty ku do të angazhoheni do të ngrisni nivelin mesatar të punës së administratës në Kosovë edhe me profesionalizmin dhe arsimimin e mirë që e keni marrë, por edhe atë që unë e vlerësoj shumë në sjelljen e një kulturë tjetër të punës në institucionet tona”, tha Hoti.

    E shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomasz Szunyog tha se janë zotuar të punojnë me autoritetet e Kosovës drejt reformave në administratë publike.

    Szunyog: Kosova duhet të përmirësojë efektivitetin e administratës publike

    “Bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të ketë përmirësime së pari Qeveria duhet të kryejë në vlerësim të nevojave me ministritë e linjës, institucionet dhe agjencinë e pavarura, me qëllim që të identifikohen nevojat e burimeve njerëzore në përputhje me reformën e administratës publike. Ky proces është fondamental për të identifikuar fushat e studimit dhe do të jetë krucial në procesin e punësimit. Procesi i punësimit i këtyre bursistëve do të përmirësohet dhe do të jetë më efikas. Sot është një mundësi e rëndësishme për këta bursistë që të pranojnë aktin e emërimit. Kosova duhet të përmirësojë profesionalizmin dhe llogaridhënie, efikasitetin dhe efektivitetin e administratës publike në të gjithë nivelet”, tha ai.

    Ministri i Punëve të Brendshme (MPB) në Kosovë, Agim Veliu tha se përmes këtij projekti, nga viti 2004 deri tani janë përkrahur më shumë se 300 të rinj nga Kosova.

    Veliu: Investimi i Kosovës dhe i BE-së është shpërblyer me kontributi ne të rinjve në institucione

    “Jemi të vetëdijshëm që pikërisht për shkak të tranzicionit nga legjislacioni paraprak tek pakoja e re e ligjeve për administratën publike si dhe kalimit të kompetencave në Ministrinë e Punëve të Brendshme kemi rezultuar me disa vonesa. Megjithatë ky proces i rëndësishëm kishte gëzuar dhe vazhdon të gëzojë përkrahjen e plotë timen personale dhe të ministrisë, që rrjedhimisht po rezulton i suksesshëm. Jemi të bindur që investimi i BE-së dhe i yni është shpaguar plotësisht me kontributin e të rinjve tanë që kanë punuar, punojnë dhe do të punojnë në kuadër të institucioneve të ndryshme të Republikës së Kosovës”, tha ai.

    Këta studentë kanë përfunduar studimet postuniversitare në vendet e Bashkimit Evropian me kushtëzimin që të punojnë së paku tre vite në administratën publike të Kosovës. E shumë prej bursistëve kanë vazhduar karrierën e tyre edhe përtej tre viteve të obligueshme.

    Veliu tha se deri më tani janë financuar 12 raunde nga Bashkimi Evropian derisa dy të fundit kanë qenë në bashkëfinancim me Qeverinë e Kosovës.

    Ai tha se Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës i kanë zotuar fondet edhe për së paku tre raunde të ardhshme.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.