×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK-së: Kurti dhe VV-ja manipuluan me diasporën, ka fakte

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2020

    Zyrtari i lartë i PDK’së, Betim Gjoshi ka kërkuar që Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje të ndalojnë manipulimin e diasporës.

    Gjoshi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje duhet të kërkojnë falje publike, pasi kanë gënjyer dhe manipuluar diasporën.

    “Ka shumë fakte se votimi nga jashtë vendit është i manipuluar në shumë raste nga Vetëvendosje. Shikojeni videon e aktivistëve të kësaj partie. Kjo video dëshmon se çka kanë bërë Vetëvendosje dhe Albin K.”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    ALBIN K. DHE VV DUHET TË NDALOJNË MANIPULIMIN E DIASPORËS

    >> Diaspora është fuqi ekonomike dhe politike për Kosovën. Vullneti i saj nuk duhet të manipulohet nëpër skuta të partive politike.

    Të enjten Gjykata Kushtetuese me aktgjykimin e saj vërtetoi se Gjykata Supreme nuk ka vendosur sipas ligjit kur e ka detyruar KQZ-në t’i numëronte dhe t’i përfshinte në rezultate votat që kishin ardhur nga jashtë vendit pas afatit ligjor.

    Në bazë të të dhënave KQZ-ja i ka përfshirë në rezultate gati 7,000 vota pas ankesave të Lëvizjes Vetëvendosje për t’i numëruar këto vota që kishin ardhur pas afatit ligjor. Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e ka shkruar qartë se <>.

    Se sa e don Albin K. dhe Vetëvendosje Diasporën Shqiptare e kemi parë kur i barazonin Votat e Diasporës me Votat nga Serbia. Vetëvendosje dhe kandidatët e saj për Deputetë kanë paraqitur ankesa nëpër Gjykatat e Kosovës për t’i mbrojtur këto vota. E çuditshme se si një parti dhe një politikan si Albin K. që gjithë ditën flet për bashkim kombëtar (nejse tash e ka harruar) i mbronte Votat nga Serbia.

    Albin K. dhe Vetëvendosje që çdo ditë flasin për moralin në politikë, duhet t’i kërkojnë falje publike Diasporës Shqiptare të cilën e kanë gënjyer, manipuluar dhe keqpërdorur.

    Ka shumë fakte se votimi nga jashtë vendit është i manipuluar në shumë raste nga Vetëvendosje. Shikojeni videon e aktivistëve të kësaj partie. Kjo video dëshmon se çka kanë bërë Vetëvendosje dhe Albin K.

    Ndjehem keq kur shoh të gjitha këto fakte se qysh janë manipuluar votat e Diasporës nga Vetëvendosje, Albin K. dhe institucionet heshtin.

    Institucionet tona, në këtë rast Prokuroria, duhet kërkuar ndihmën e Prokurorive nëpër vende nga ka pasur votim, për të hetuar për keqpërodorimet e Vetëvendosjes.

    Edhe sa video tjera që dëshmojnë manipulimin mund të ketë?.

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Lajme11 Shtator 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Vonë pasdite pritet gradualisht shtim i vranësirave, më të përqëndruara në Rrafshin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka theksuar se partia e saj nuk ka asnjë lidhje ideologjike me Lëvizjen Vetëvendosje dhe nuk ka...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e pjesëmarrjes së Kosovës për herë të parë në...
    Të tjera
    Lajme11 Shtator 2024
    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, është shprehur e bindur se kandidati i partisë së saj për kryeministër, Bedri Hamza, është më i...
    Lajme11 Shtator 2024
    Njëri nga të plagosurit nga rasti Capat-Sekiraqët, është liruar dje nga spitali. Ai ishte duke marrë trajtim në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Kjo...
    Sport11 Shtator 2024
    Ylli i futbollit portugez dhe një nga lojtarët më të njohur në botë, Cristiano Ronaldo, ka shprehur pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit të...
    Lajme11 Shtator 2024
    Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngritur aktakuzën ndaj 45 personave për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit. Nacionale e siguroi aktakuzën...
    Lajme11 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar për 19 vendimet që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë. Kurti e ka nisur postimin...
    Lajme11 Shtator 2024
    Agjencia shtetërore e Arkivave të Kosovës, ka bërë të ditur se ka përfunduar transferimin e materialit arkivor– pjesë e fondeve arkivore të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.