×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetit të LDK-së ia shpërthejnë gomat e veturës

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2020

    Deputeti i LDK’së, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ka hyrë në garazhën e ndërtesës ku banon dhe ia ka shpërthyer me thikë gomat e veturës.
    Manaj përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se i ka lajmëruar organet kompetente.

    “Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e veturës time, brenda garazhës në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shuarjes me thikë. Rasti është lajmëruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi”, ka shkruar Manaj

    Manaj ka thënë se nuk ka pasur dhe nuk ka probleme personale me askënd.

    “Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim”, ka shkruar Manaj.

    Ky është statusi i tij i plotë:

    Të nderuar miq,

    Të dashur qytetarë të Republikës,

    Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e vetures time, brenda garazhes në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë.

    Rasti është lajmëruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi.

    Unë, asnjëherë në jetën time nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem personal me askënd. Prandaj, nëse ky veprim i ultë është tentim që unë të ndalem nga puna ime e përfaqësimit të qytetarëve në Kuvend të Republikës dhe nga angazhimi i çdo ditshëm për fuqizimin e shtetit ligjor dhe të së drejtës, e kanë gabim, sepse nuk ka forcë që me ndal nga ky përkushtim.

    Duke marr paraysh që rasti është tani në procedurë hetimore, kërkoj mirëkuptimin e mediave që përtej këtij njoftimi, nuk mund të jap deklaratë tjetër, lidhur me këtë rast.

    Me respekt,

    Shkëmb MANAJ

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Me datën 13.09.2024 Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Novobërdë përmes rrugëve operative kanë pranuar informacion se një person në fshatin Bushincë,...
    Lajme13 Shtator 2024
    Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar pas videos që publikoi Lëvizja Vetëvendosje me pamje të kryeministrit...
    Lajme13 Shtator 2024
    Ish-politikani Azem Vllasi, i ka quajtur qesharake kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit karshi Kosovës. Vllasi u shpreh se Vuçiq ishte...
    Të tjera
    Lajme13 Shtator 2024
    Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që të martën, më 17 shtator, të zhvillohen takimet Kosovë –...
    Lajme13 Shtator 2024
    Lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se janë hapur zyre të reja të kësaj partie në Viti. Abdixhiku përmes një shkrimi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është pyetur të premten mbrëma në Beograd rreth qëndrimit të tij për Marrëveshjen e Ohrit dhe letrën...
    Sport13 Shtator 2024
    Mesfushori shqiptar Nedim Bajrami ka shprehur entuziazmin e tij për mundësinë e dhënë për ta treguar veten para tifozëve të Rangers, pasi...
    Lajme13 Shtator 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë propozuar sot dy vendime...
    Lajme13 Shtator 2024
    Një i dyshuar është identifikuar për vjedhje në Suharekë. I dyshuari është D.F. 40 vjeç nga fshati Reqan. Me datë 12.09.2024 Sektori i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.