×
  • Lajme
  • Lajme

    Punëdhënësit i deklarojnë kontributet, por s’i paguajnë në Trust – Hesht ATK

    FrontOnline
    12 Dhjetor 2020

    Mijëra punëtorë në sektorin privat u janë ndalur nga paga kontributet pensionale, e po ashtu ato kontribute raportohen në Trust, por me vite të tëra nuk janë paguar.

    Qytetarët e Kosovës kanë nisur të aplikojnë online për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

    Aplikimi po bëhet përmes disa linqeve të krijuara nga ky Fond, që njihet edhe ndryshe si Trust, pasi një faqe e veçantë, e dedikuar për tërheqjen e 10 përqindëshit, ishte cak i sulmeve kibernetike.

    Shumë qytetarë që janë regjistruar tani në Trust kanë vërejtur se u mungojnë paratë, rrjedhimisht po shohin që punëdhënësi i tyre ua ka deklaruar mjetet, por nuk ua ka paguar, shkruan lajmi.net.

    Trust-i nuk ka të dhëna se sa është shifra e kontributeve të deklaruara, por që nuk janë paguar, shkruan lajmi.net.

    Jeton Demi, zëdhënës në këtë institucion tha për lajmi.net se Administratës Tatimore të Kosovës është kompetente për këtë punë.

    “Mbledhja dhe raportimi i kontributeve pensionale i është caktuar me ligj Administratës Tatimore të Kosovës (ATK). Andaj ju lutemi që për këto të dhëna t’i drejtoheni ATK-së”, tha zëdhënësi i Trust-it

    Lajmi.net në dy javët e fundit ka adresuar dy herë pyetje në ATK lidhur më atë se çka ka ndërmarrë ky institucion ndaj subjekteve që ua kanë deklaruar paratë në trust punëtorëve, por nuk ua kanë paguar. Por, ATK-ja nuk ka pasur përgjigje në këtë pyetje.

    M.B, qytetar nga Prishtina thotë se punon që disa vite, por pohon se një punëdhënës akoma nuk ia ka paguar një pjesë të kontributeve, ndonëse ia ka deklaruar në Trust.

    “Kam punuar në një firmë para pesë viteve, nuk është më rendësi, kam parë në Trust që i ka deklaruar kontributet, por një pjesë nuk e ka paguar. E keqja është se ai i ndalte paratë e kontributeve. Nuk ke çka e denoncon se firma është mbyllur”, thotë ai për lajmi.net, teksa tregon edhe dëshminë e tij të kontributeve të deklaruara, por të pa paguara.

    Edhe N.N, emër i njohur për redaksinë thotë se ka kontribute të deklaruara, por të pa paguara. Ai tha se ka 12 vit që punon.

    ”Tek dy punëdhënës kamë punuar pa letra, ma kanë dhënë pagën në dorë. Tek disa kam qenë i regjistruar. Jam regjistruar para do muajve në Trust dhe kamë parë se nuk më janë paguar rreth 1000 euro të cilat figurojnë që janë deklaruar. Shteti e ka lehtë t’i identifikojë ata sepse ka emrat e tyre janë publikë si deklaruar të parave, por nuk po merren masa”, thotë ai.

    Nga ana tjetër, Administrata Tatimore, ndonëse ka qindra emra të punëdhënësve që po deklarojnë kontribute në Trust, por nuk po i paguan ato, u ka bërë thirre punëtorët të cilët nuk i kanë të paguara kontributet pensionale që të denoncojnë punëdhënësit. Kjo thirrje e ATK-së është kryesisht për ata punëdhënës që nuk po paguajnë as nuk po deklarojnë fare kontribute.

    “Duke pas parasysh që jeni në periudhën kur shumë shpejt do të nis implementimi i Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, e me theks të veçantë aplikimi për tërheqjen e 10% nga Fondi i Kursimeve Pensionale, ATK i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë dyshime që punëdhënësi nuk i ka paguar kontributet pensionale të parapara me ligji, t’i denoncojnë këto raste në linjën pa pagesë 0800-80-800, si dhe në adresat elektronike [email protected] ose [email protected]. ATK do të ndërmarr të gjitha masat ndaj secilit biznese, i cili vërtetohet se nuk i ka kryer këto obligime. Po ashtu, Administrata Tatimore kërkon edhe nga tatimpaguesit që t’i rishikojnë listat e punëtoreve të tyre, pasi që ATK ka identifikuar raste kur pagesa e kontributeve pensionale është bërë në TRUST, mirëpo nuk është  aranzhuar lista e punëtoreve”, thuhët në një reagim të ATK-së .

    Në bazë të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët do të kenë mundësi që të tërheqin vetëm 10 për qind të shumës së siguruar për kursime pensionale, që kanë fituar gjatë kohës sa kanë punuar, por edhe në bazë të vlerës së pagës që marrin..

    Sipas të dhënave të Fondit të Kursimeve Pensionale, rreth 92 për qind e kontributpaguesve kanë mjete nën 10 mijë euro, kurse tetë për qind mbi 10 mijë euro.

    Numri më i madh i kontributpaguesve apo më shumë se 212 mijë qytetarë, kanë kontribute nga 100 deri në 1000 euro, që i bie se nga Trusti do të arrijnë të tërheqin nga 10 deri në 100 euro. Kurse, rreth 195 mijë qytetarë do të kenë mundësi t’i tërheqin deri në 500 euro.

    Ndërkaq, më shumë se 104 mijë qytetarë, kursime pensionale kanë vetëm deri 100 euro, që nëse aplikojnë për tërheqje, do t’i marrin 10 euro.

    COMODITA, aset kontribues në Kosovë
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset sot. Këtë pritet ta bëjë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur pa probleme sa i përket...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura shiu, të cilat lokalisht pritet të jenë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Petar Stano. Rrustemi iu referua një prononcimi të...
    Industri09 Shtator 2024
    Apple zyrtarisht e ka “përqafuar” inteligjencën artificiale me modelet e reja të iPhoneit, duke shënuar përpjekjen më të fundit për ta transformuar...
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Sport09 Shtator 2024
    Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli. Sfida më interesant ishte...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.