Policia e Kosovës, Stacioni policor – Pejë, nё kuadër tё planifikimeve operacionale, nё periudhën kohore 7-11 dhjetor 2020, ka realizuar gjithsej katёrmbёdhjetё urdhëresa penale, me tё cilat katёrmbёdhjetё persona kanë qenë tё dёnuar me vendime tё plotfuqishme dhe tё ekzekutueshme.
Nga ky numër tetё personat e arrestuar janë dërguar nё vuajtje tё dënimeve me burgim efektiv, kurse ndaj gjashtё personave tё arrestuar Gjykata Themelore e Pejёs e ka mundësuar shndërrimin e dënimeve me burg nё tё holla dhe sipas dispozitave ligjore nё fuqi ndaj këtyre 6 personave urdhëresat janë realizuar nё tё holla./FrontOnline/