Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj në një konferencë për media ka thënë se kemi rënie të numrit të rasteve të të infektuar.
Ai ka thënë se masat që i kanë ndërmarrë kanë pas efekt dhe se këto masa duhet të vazhdojnë.
“Numri i vdekjeve mbetet i lartë edhe pas rënies së numrit të të infektuarve”, ka thënë ai.
Zemaj, ka treguar edhe atë se në cilën zonë janë komunat e vendit për nga numri i rasteve me Covid-19.
“Komunat që janë në zonën e kuqe kemi ndryshime, janë vetëm 16 komuna, në të verdhën 9, dhe në atë të gjelbër kanë kaluar 13 komuna”, ka thënë ai./FrontOnline/