×
  • Lajme
  • Lajme

    Nagavci thotë se LVV do të shkojë vetëm në zgjedhje, tregon se sa përqind presin t’i fitojnë

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2020

    Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor me partinë e Ramush Haradinajt, duke i shuar kështu edhe raportimet e fundit për ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

    Nagavci ka deklaruar se LVV nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti, teksa siç ka deklaruar ajo, kjo parti do të dalë fituese e vetme në zgjedhjet tjera.

    “Jo, nuk është duke u menduar një koalicion me AAK-në. Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Ne besojmë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja dhe të legjitimojnë institucionet dhe këtë legjitimet e dhënë qytetarët. S’ka asnjë diskutim për ndonjë koalicion as me AAK-në dhe me askënd tjetër. Në zgjedhje do të shkojmë të vetëm dhe t’i fitojmë mbi 50 për qind”, ka theksuar Nagavci për Blic.

    Por, në anën tjetër, AAK s’e ka përjashtuar mundësinë që të bashkëpunojnë me partinë e Albin Kurtit. Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj në Rubikon ka thënë se mund të ketë koalicion paszgjedhor me VV-në.

    “Nuk e thashë në asnjë rrethanë se kemi marrëveshje me Vetëvendosjen për President por mund të kemi në të ardhmen, nuk e përjashtoj hiq. Mund të bëhemi partner me LVV-në pas zgjedhjeve mund të ketë edhe marrëveshje para zgjedhjeve. Kemi dallime substanciale por nuk jemi armiq, por kundërshtarë politikë”, ka thënë ai.

    Pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Ushtruesi i detyrës së kryetarit së kësaj partie, Enver Hoxhaj, e ka quajtur të natyrshëm një koalicion të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe AAK-së, pas gatishmërisë së shprehur nga shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që s’do të kenë rrymë nesër
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Paneli i Gjykatës së Apelit të Dhomave të Specializuara të Kosovës ia ka ulur dënimin ish-komandantit të UÇK-së, Salih Mustafës nga 22...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë. Ajo do të takohet me homologun...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mitrovicë të Veriut tha se nuk ka detaje rreth njoftimit për një takim...
    Të tjera
    Lajme10 Shtator 2024
    Drejtori i KIPRED, Lulzim Peci, ka thënë se arrestimi i sotëm i aktivistit serb Aleksander Arsnijevic për shkak të fishkëllimës është një...
    Sport10 Shtator 2024
    Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, është takuar me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav. Bëhet e ditur...
    Lajme10 Shtator 2024
    Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Lirive të Njeriut ka reaguar pas arrestimit të politikanit serb, Aleksandar Arsenijeviqit, pas fishkëllimave që...
    Sport10 Shtator 2024
    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur rreth situatës së fundit te kombëtarja e Kosovës, ku u përjashtuan...
    Lajme10 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti në një përgjigje për gazetarët sot në veri ka thënë “nuk e ka ndjerë se njerëzit nuk e e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.