×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i Isak Asllanit: Mi vranë 7 fëmijë, gruan, nënën, kunatën e mbesën 6-muajshe

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2020

    Isak Asllani nuk i ka familjarët e tij të zhdukur. Për më keq, atij iu vranë para syve. Edhe ai lehtë mund të ishte martir i luftës së fundit në Kosovë, por ai mbijetoi për të treguar.

    Për të treguar se çka ndodhi në Kosovë, derisa eshtrat e atyre që sillen nga varrezat masive nga Serbia, tregojnë pjesën tjetër të atij tmerri.

    Atij iu vranë 7 fëmijë. Gruaja. Nëna. Gruaja e vëllait dhe, një mbesa 6 muajsh.

    20 vjet më vonë ai e nuk e ka të lehtë që të flas. Por më shumë se sa tragjedia e tij atë e acaron padrejtësia. Fakti që sidomos drejtësia ndërkombëtare e instaluar në Kosovë pasluftës nuk solli para gjyqit ata që ia vranë familjen.

    Ai ka humbur krejt familjen e ngushtë. Por as sot e as më herët nuk mban urrejtje ndaj ndonjë personi të pafajshëm, pavarësisht kombësisë.

    “Unë e kam gruan me 7 fëmijë të vrarë prej Serbisë, nënë dhe kunatën me një vajzë të vogël 6 muajshe. Këtë punë e kemi prit prej Serbisë gjithmonë, mirëpo tash po vazhdon hala po ka miq që po përkrahin për mu habit padrejtësisht edhe ushtarakët tonë politikanë tonë po gjinden nëpër burgje edhe ka pas media shumë që kanë ardhë në ato media më kanë pyetur edhe gazetarët edhe poltikanët e jashtëm kanë thënë si mendon me jetu serbë nesër. Gjithmonë kam thënë që me serbë të pafajshëm me gra e fëmijë nuk kemi të bëjmë UÇK edhe sot po e them që ne qato punë nuk i kishim bërë as nuk i kemi bërë kurrë. Kisha pas një apel të udhëheqësisë më qenë më të bashkuar me rastin e të zhdukurve masakrave që janë bërë sa ma shpejt me zbardhë”.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme10 Shtator 2024
    Zyrtari i arsimit në Komunën e  Kaçanikut , Gafurr Guri, ka deklaruar për portalin Front Online se ka pasur vështirësi të shumta...
    Lajme10 Shtator 2024
    Raporti për vlerësimin mbi performancën e Kuvendit të Kosovës, gjatë sesionit pranveror janar-korrik 2024, do të shpaloset sot. Këtë pritet ta bëjë...
    Lajme10 Shtator 2024
    Përkundër deklarimeve të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, se fillimi i vitit të ri shkollor ka nisur pa probleme sa i përket...
    Të tjera
    Lajme09 Shtator 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti duhet t’ia shpjegojnë qytetarëve se pse...
    Sport09 Shtator 2024
    Franca ka shënuar fitore ndaj Belgjikës, derisa Italia me mund arkëtoi pikët e plota në udhëtim te Izraeli. Sfida më interesant ishte...
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Pas vitesh pritje, në muajin tetor të 2024, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të anëtarësimit në BE, atë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Shfaqje e përplasje që i shërbejnë fushatës zgjedhore, pritet të ketë në muajt e ardhshëm, që janë edhe të fundit për këtë...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurit, më gjatë flet për Ivanovoqin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ushtarë amerikanë të KFOR-it, janë parë sot në veri të vendit, duke kryer patrullime brenda komunës së Leposaviqit. Në njoftimin e lëshuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.