×
  • Lajme
  • Lajme

    KPM nuk di që në Kosovë ka IPTV ilegale

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Komisioni i Pavarur për Media ka thënë se nuk është në dijeni që në Kosovë janë duke operuar IPTV ilegale, por vetëm ato të licencuarat, që janë nëntë.

    “Sipas të dhënave të cilat i posedon aktualisht Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), deri me tani në Kosovë operojnë nëntë subjekte IPTV të licencuara në KPM. Ndërsa nuk posedojmë aktualisht të dhëna për veprimtari të IPTV ilegale”, thuhet në një përgjigje të këtij komisioni për Klan Kosova.

    Nga KPM thanë që posa të ketë të dhëna për veprimtari ilegale lidhur me çfarëdo platforme të transmetimit apo shpërndarjes së sinjalit, atëherë ndërmerren të gjitha masat ligjore dhe veprimet e duhura.

    Diçka e tillë nuk ndodhi ende, me gjithë që Evropa nuk po rri duarkryq në këtë temë.

    Në fillim të muajit, forcat italiane të rendit i prinë një aksioni të madh që u shtri edhe në 10 shtete tjera të Evropës, kundër IPTV-së ilegale.

    Pesë mijë e 500 IPTV u mbyllën ndërsa iu konfiskuan asete në vlerë prej më tepër se 10 milionë euro.

    Çështja e funksionimit të platformës së shpërndarjes IPTV në Kosovë është e rregulluar me akt nënligjor të KPM-së, respektivisht Rregulloren për Shpërndarjen e Ofruesve të Shërbimeve Mediale Audio dhe Audiovizuele.

    Klan Kosova pyeti për këtë çështje edhe te Autoriteti Rregullator i Komunikimeve Elektronike dhe Postare. Nga këtu thanë se përgjegjës për këtë fushë është Komisioni I Pavarur për Medie dhe se ARKEP deri tashti nuk e ka rregulluar përmbajtjen, dhe IPTV nuk figuron ne listën e aktiviteteve, te cilat duhet te notifikohen në këtë autoritet.

    “Ne si ARKEP, disa here kemi dhëne ndihmën tone ne trajtimin e çështjes se IPTV, atëherë kur është kërkuar nga institucionet përgjegjëse” thuhet në një përgjigje që i është dhënë Klanit.

    Bigbrother Vip Kosova dhe Bigbrother Vip Albania në Artmotion
    Nga Rubrika
    Lajme07 Shtator 2024
    Shfaqja “Tartufi” i Teatrit nga Gjilani ka rrëmbyer 5 çmime në edicionit të 54 të Festivalit të Teatrove të mbajtur në Ferizaj....
    Lajme07 Shtator 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi u bë sebepi që në Parkun e Qytetit të kësaj komune, të zbulohet shtatorja e ish-presidentit Ibrahim...
    Lajme07 Shtator 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në zbulimin e shtatores së presidentit Ibrahim Rugova në qytetin e Podujevës. Në...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Kandidati për Kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka kujtuar 7 shtatorin, Ditën e miratimit të Kushtetutës së...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ka vdekur sot drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha. Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë kolegë e...
    Sport07 Shtator 2024
    Pas humbjes nga Rumania (0:3) në ndeshjen hapëse të edicionit të ri të Ligës së Kombeve në Ligën C, Kombëtarja e Kosovës...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë...
    Lajme07 Shtator 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Podujevë, ku po zbulohet shtatorja e ish-presidentit, Ibrahim Rugova, tha se ai po zë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.