×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i burrit që u dhunua nga serbët: Pija ujë tualeti, jam operuar dy herë

    FrontOnline
    04 Dhjetor 2020

    Kur lufta në Kosovë kishte arritur kulmin e saj në vitin 1999, një i ri nga një fshat i Kosovës së bashku me gra dhe burra të tjerë u morën dhunshëm nga paramilitarët serbë dhe u dhunuan në një motel.

    Shumë prej tyre të rinj dhe të reja u dhunuan seksualisht ndërsa disa prej tyre u vranë. Radio Evropa e Lirë ka intervistuar një nga burrat e dhunuar.

    Ai thotë se ka qëndruar pa ushqim për disa javë i mbyllur në bodrumin e ndërtesës.

    Ujin e vetëm që kishte për të pirë ishte uji i tualetit që vinte nga katet e mësipërme.

    “Ujë kam pirë, nuk mund të them dy herë apo tri herë, por me dhjetëra herë, në bazë të maltretimit që ma bënin. Pastaj, pjesa e lukthit…se jam operuar nga lukthi, u bë për shkak të atyre ujërave dhe se më kishin pas hyrë disa mikrobe dhe është infektuar lukthi. Një pjesë të lukthit ma kanë hequr si dhe një pjesë të zorrës së trashë”, shprehet ai.

    Përveç dhunimeve, në të njëjtin vend ndodhën edhe vrasje. “I kam parë me sy, dhe dy persona i kanë mbytur në prezencën time. Atë ditë njërin e kanë goditur në zemër dhe tjetrin pas qafe”, tregon ai.

    Selvi Izeti, psikologe thotë se më shumë se 20 vite pas mbarimit të luftës, çështja e dhunës seksuale ndaj burrave vazhdon të mbetet e heshtur dhe e fshehur.

    Ajo thotë se në dallim nga gratë, burrat vazhdojnë të mos flasin duke mos kërkuar as trajtim dhe as njohje të statusit.

    Tridhjetenjë burra në Kosovë kanë marrë statusin e viktimave të dhunës seksuale që kanë ndodhur gjatë luftës 1998-’99. Shumë të tjerë hezitojnë të flasin.

    Përfito FALAS një pushim për çift në Budva
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.