×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    1.5 milion jetë të humbura nga Covid-19 në të gjithë botën, 1 vdekje çdo 9 sekonda javën e fundit

    FrontOnline
    03 Dhjetor 2020

    Mbi 1.5 milion njerëz kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, me një vdekje të raportuar çdo 9 sekonda në një mesatare javore, ndërkohë që vaksinimet do të fillojnë në dhjetor në një pjesë të vendeve të zhvilluara.

    Gjysmë milion vdekje ndodhën vetëm në dy muajt e fundit. Gati 65 milionë njerëz në mbarë botën janë infektuar nga sëmundja dhe vendi më i prekur, janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që aktualisht po përballen me një valë të tretë infektimesh të koronavirusit.

    Vetëm në javën e fundit, më shumë se 10,000 njerëz në mbarë botën humbën jetën mesatarisht çdo ditë, shifër që është në rritje të vazhdueshme çdo javë që kalon. Shumë vende në të gjithë botën tani po luftojnë valët e dyta dhe të treta edhe më të mëdha se e para, duke detyruar kufizime të reja në jetën e përditshme.

    Robert Redfield, kreu i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, paralajmëroi të mërkurën se pandemia do të përbëjë krizën më të rëndë shëndetësore të vendit edhe gjatë muajve të ardhshëm, përpara se vaksinat të bëhen të disponueshme.

    “Besoj se do të jetë koha më e vështirë në historinë e shëndetit publik të këtij kombi”, tha Redfield.

    Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të udhëheqin për sa i përket fataliteteve, me mbi 273,000 vdekje. Amerika Veriore dhe rajonet e Amerikës Latine së bashku kanë më shumë se 50% të të gjitha vdekjeve nga koronavirusi që janë raportuar.

    Rajoni i Amerikës Latine është më i prekuri globalisht për sa i përket fatkeqësive, kohët e fundit tejkaloi mbi 450,000 vdekje.

    Të mërkurën, Britania u bë vendi i parë që miratoi vaksinën e zhvilluar nga BioNTech dhe Pfizer të Gjermanisë, duke u kaluar e para, pjesën tjetër të botës në garën për të filluar programin vendimtar të vaksinimit masiv.

    Por furnizimet pritet të jenë shumë të kufizuara në fazat e hershme, që do të thotë se çdo vend që fillon vaksinën do të duhet të vendosë përparësi bazuar në faktorët e rrezikut.

    Rregullatorët shëndetësorë të SHBA-së pritet të miratojnë shpërndarjen dhe administrimin e vaksinës në mes të dhjetorit.

    Ndërsa Afrika synon të vaksinojë 60% të popullsisë së saj kundër COVID-19 brenda dy-tre viteve të ardhshme, tha të enjten grupi i kontrollit të sëmundjes së Bashkimit Afrikan. Kontinenti me 1.3 miliardë njerëz ka regjistruar më shumë se 2.2 milion infeksione të konfirmuara të koronavirusit, sipas një llogarie të Reuters.

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Fronti Evropian e ka bërë të qartë edhe njëherë se për ta është e papranueshme Qeveria e cila nuk do të përfshijë...
    Të tjera
    Kronika04 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndëshkuar me 400 euro gjobë dhe 5 pikë negative shoferin që drejtonte automjetin duke mbajtur...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 14 njerëz kanë vdekur, pasi përmbytjet e mëdha dhe rrëshqitjet e dheut goditën ishullin Sulawesi të Indonezisë, me një popullsi...
    Sport04 Maj 2024
    Real Madrid ka vazhduar me rezultate pozitive në La Liga, duke triumfuar ndaj Cadizit. “Los Blancos” bën një tjetër paraqitje solide për...
    Lajme04 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë, Dega në Gllogoc, Departamenti i Përgjithshëm Penal njofton se ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në...
    Lajme04 Maj 2024
    Sot në qytetin Eger të Hungarisë është bërë zbulimi i bustit të heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Busti është vendosur në sheshin...
    Lajme04 Maj 2024
    Kosova ka rënë 19 vende më poshtë sa i përket Indeksit të Lirisë së Shtypit.Kështu thuhet në raportin e fundit të publikuar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.