×
  • Lajme
  • Lajme

    Nga sot të gjithë mund të lëvizin falas me autobusët e Trafikut Urban

    FrontOnline
    01 Dhjetor 2020

    Nga sot qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban në Prishtinë do të jetë falas për gjithë qytetarët.

    Kjo do të jetë për një muaj rresht. Kështu ka bërë të ditur gjatë së hënës kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

    “Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë”, ka shkruar Ahmeti.

    Ahmeti ka folur edhe për propozimin e asamblistëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) që transporti falas për udhëtarët të jetë për katër muaj, për cka ai thotë se përkundër që ky është një porpozim i mirë një vendim i tillë nuk mund të merret pa ndryshuar buxheti.

    Mirëpo ai thotë se pas muajit dhjetor do të vlerësohet situata e re varësisht nga buxheti dhe situata financiare.

    “Në mbledhjen e parafundit të Kuvendit Komunal, asamblistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë propozuar dhe ka kaluar rekomandimi për transport publik falas për 4 muajt në vijim. Përkundër propozimit të mirë, vendime të tilla që afektojnë buxhetin nuk mund të merren pa ndryshuar buxheti. Sivjet mund ta bëjmë por për vitin 2021 nuk kemi buxhet të miratuar sepse Kuvendi i Republikës ende nuk e ka vendosur. Por edhe në buxhetin që e kemi dërgu ne nuk është e paraparë. Prandaj pas dhjetorit do ta vlerësojmë situatën e re varësisht nga buxheti dhe nga situata financiare në përgjithësi. Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh! #prishtina?”, ka shkruar Ahmeti në “facebook”.

    Ndërsa ata të cilët kanë paguar mujoret jatë ditës së djeshme do t’iu kthehen paratë.

    Në një njoftim nga Trafiku Urban kanë bërë të ditur se ata të cilët kanë mujoret e vlefshme do ;tiu kompensohen ditët e pashfrytëzuara.

    “Të nderuar qytetarë, siç jeni njoftuar përmes njoftimit publik, Kryetari i Komunës së Prishtinës ka marrë vendim që transporti publik me autobusët e Trafikut Urban të jetë papagesë gjatë muajit dhjetor, andaj të gjithë ata që kanë blerë bileta mujore mos të kenë shqetësim sepse do të ofrohet zgjidhje sipas njoftimit në vazhdim: – të gjithë ata që kanë blerë biletë mujore në kioskat e Trafikut Urban, sot me datë 30.11.2020, do t’u kthehen paratë aty ku e kanë blerë biletën, – të gjitha ata që kanë bileta mujore të vlefshme, do t’u kompensohen ditët e pashfrytëzuara (kur të përfundon udhëtimi pa pagesë, atëherë do të vazhdohen). Udhëtim të mirë dhe faleminderit për mirëkuptim! Për më shumë sqarime mundeni tek Qendra e Thirrjeve përmes telef & app. Viber: 045 10 11 22; 045 10 11 23; 045 10 11 28”, shkruhet në njoftimin e Trafikut Urban.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.