×
  • Lajme
  • Lajme

    Gastronomët kërkojnë urgjentisht të hiqet kufizimi i lirisë – “turp ju qoftë” atyre që bën fushatë në Podujevë

    FrontOnline
    30 Nëntor 2020

    Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, ka kërkuar urgjentisht që të hiqet kufizimi i lëvizjes, për shkak që sipas tyre, ky kufizim nuk e ka ulur numrin e rasteve me koronavirus.

    Në një reagim të tyre, ata kanë paralajmëruar kolapsim të shumë bizneseve, teksa thonë se dita-ditës po vazhdon largimi i punëtorëve nga puna.Ata kanë kritikuar festat e bërë mbrëmë në Podujevë, pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke iu thënë: turpi ju mbuloftë.

    Reagimi i plotë nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës:

    Shoqata e Gastronomëve të KosovësTë shqetësuar nga rezultatet jopremtuese nga masat e fundit të aplikuara nga ana e QK-së, që nga data 13 nëntor e deri më sot, jemi dëshmitar që lakorja e infeksionit COVID-19 vetëm është përkeqësuar. Më shumë se kjo, kemi rritjen e lakores së dëmit ekonomik, e cila çdo herë e më shumë po thellohet.
    Këto politika që nga fillimi i pandemisë e deri më tani, është evidente që nuk po arrijnë qëllimin e tyre, përkundrazi të pamenduara dhe shumë të rrezikshme për vendin, që do ti lëjnë gjurmët e pasojat e tyre për një kohë të konsiderueshme edhe pas pandemisë.

    Sa i përket ndikimit të pandemisë dhe masave të QK në aspektin ekonomik, tashmë është evidente që sektori i gastronomisë është më i godituri në vend. Sipas të dhënave të Agjensionit Statistikor të Kosovës (ASK), të hyrat dhe qarkullimi i sektorit të gastronomisë në krahasim me vitin 2019 dhe 2020, vetëm në tremujorin e dytë (TM2), rezultojnë të kenë pasur rënie prej 64%, si asnjë sektor tjetër në Kosovë.Nga dy sondazhe të bizneseve dhe punëtorëve të raportit hulumtues të ndikimit të pandemisë në gastronomi të përgaditur nga SHGK dhe Korb Marketing&Research, kemi të raportuar që 36% e bizneseve të gastronomisë, janë detyruar që të largojnë nga puna punëtorët e tyre si pasojë e zvogëlimit të vëllimit të ushtrimit të veprimtarisë dhe problemeve të likuiditetit.Nëse kjo atmosferë e shkaktuar ekonomike vazhdon edhe më tutje, bizneset nuk mund ta mbijetojnë këtë situatë dhe 56% e tyre kanë raportuar që do të largojnë edhe më shumë staf nga puna.Në këto rrethana, urgjentisht ju bëjmë thirrje që këto masa të hiqen, si jo efektive, e aq më pak të mendohet mbyllja totale pa ndonjë plan për mbështetjen financiare në ekonomi.Për më tepër rreth COVID-19, mos të harrojmë që përhapja më e madhe e infeksionit ndodhë në hapësirat e institucioneve publike të cilat nuk i respektojnë masat parandaluese, nuk inspektojnë hapësirat e tyre të brendshme, por që kanë fokus primar dënimin e bizneseve private dhe këmbësorëve, duke shkaktuar papunësi të madhe në sektorin privat, derisa bëjnë çmos për të garantuar që pagat dhe mëditjet e tyre të mos u preken.Për të përfunduar, të gjitha këto dhe i tërë serioziteti i kësaj çështjeje, përveç tjerash shpjegohet më së miri me mesazhin që kemi kuptuar të gjithë me turmat e pakontrolluara të njerëzve, mbledhjet, organizimet dhe fushatat e padinjitetshme të politikanëve në zgjedhjet e fundit në Podujevë, etj.Pra, Ky është shembulli që marrim në këtë kohë krize e fatkeqësie!Turp ju qoftë!

    OFERTË për Black Friday, Festën e Flamurit dhe Pikën e Re në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Ekonomi27 Prill 2024
    Kryetari i Pejës njëherit edhe nënkryetari i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, del se ka një pasuri të madhe. I pari i Pejës në...
    Lajme27 Prill 2024
    Përplasjet e mëdha me Ali Ahmetin,  Menduh Thaçi zbulon arsyet e nisjes së bashkëpunimit, si ndodhi takimi me të Kreu i PDSH-së,...
    Lajme27 Prill 2024
    Krerët më të lartë të shtetit e familjarë të viktimave u mblodhën në “Lëndinën e Pikëllimit”, në 25-vjetorin e masakrës së Mejës,...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shkruar me rastin e Ditës së të Pagjeturve. Osmani ka thënë se rreth 1600...
    Lajme27 Prill 2024
    Nëntoger Egzon Elshani ka përfunduar me sukses trajnimin më sfidues që organizon ushtria amerikane Ranger. Siç njofton Forca e Sigurisë e Kosovës,...
    Lajme27 Prill 2024
    Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh. Aty bëhet e ditur se janë regjistruar 8 raste të dhunës në familje. Dy...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Në një intervistë me DW, ai shpjegon se...
    Lajme27 Prill 2024
    Pal Lekaj nga radhët e AAK-së, lidhur me kërkesën e ndërkombëtarëve drejtuar Kurtit për themelimi e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe...
    Lajme27 Prill 2024
    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, kanë mirëpritur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian (BE) i cili ka marr...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.