×
  • Lajme
  • Lajme

    Reçica: Askush s’do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit tim

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka thënë se pandemia COVID-19 ka rënduar funksionimin e mekanizmave që ofrojnë shërbime sociale, por pavarësisht kësaj, ai është i përkushtuar për t’i mbështetur dhe gjetur një zgjidhje afatgjate të financimit për ofruesit shërbimeve sociale.

    Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me Valbona Çitaku nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Viktimave nga Dhuna, dhe Donjeta Kelmendi, drejtoreshë e Koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve- KOMF, me të cilat ka diskutuar për punën që strehimoret kanë bërë në periudhën e vështirë me pandemi, duke dhënë në çdo moment shërbime për fëmijët në nevojë.

    Ministri Reçica, ka siguruar se askush nuk do të mbetet pa shërbime sociale për shkak të mungesës së përkushtimit të tij si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

    “Si ministër vazhdimisht kam bërë thirrje që çështja e financimit të rregullt të të gjithë atyre që ofrojnë shërbime sociale për fëmijët të rregullohet përmes Grantit Specifik për Shërbimet Sociale, por në mungesë të kësaj, ne vazhdimisht kemi mbështetur financiarisht këto strehimore për aq sa kemi pasur mundësi”, tha ai.

    NimiTV ofron 30% zbritje për Black Friday
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Mëngjesin e sotëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e nisi me homazhe te lapidari i fshatit Saradran të Istogut, në...
    Lajme08 Maj 2024
    Procesi i regjistrimit të popullsisë po shkon drejt fazës përmbyllëse. Deri më tash sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë regjistruar mbi...
    Lajme08 Maj 2024
    Njësia për Kontroll të Autostradave e Policisë së Kosovës ka identifikuar shoferin duke drejtuar motoçikletën e pa regjistruar. Bëhet e ditur se...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Demokraci Plus ka publikuar analizën “Rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës – alarm për luftimin e korrupsionit në prokurim...
    Lajme08 Maj 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar komandant Drinin (Ekrem Rexhën), duke thënë se ai ishte luftëtari i UÇK-së, i cili i...
    Lajme08 Maj 2024
    Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Veriut. Të drejtë vote kanë 1814317 votues për zgjedhjet...
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar pas lajmeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përpara se ta japë “OK”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.