×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Nuk hiqet ora policore të dielën

    FrontOnline
    26 Nëntor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se ora policore do të vazhdojë të jetë e njëjtë edhe gjatë kësaj jave.

    Sipas tij, nuk do të ketë përjashtime as në ditën e diel, kur do të organizohen zgjedhjet për kryetar në Komunën e Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut.

    “ Asnjë masë lehtësuese nuk do të ketë, ne do të shtojmë edhe më shumë mbikëqyrjen ndaj të gjithë atyre që nuk respektojnë masat. Në do të dakordohemi me KQZ-në. Ata duhet ta rregullojnë orarin për votime, kjo nuk është në interesin tim”, ka thënë ai në emisionin radar.

    Zemaj kritikoi zyrtarët politikë në komunën e Podujevës, të cilët sipas tij nuk kanë qenë të kujdesshëm gjatë këtyre ditëve, kësisoj sipas tij, edhe kanë shkelur masat mbrojtëse.

    Përndryshe, ministri foli edhe masat mbrojtëse nga virusi Covid-19, me ç’rast përjashtoi mbylljen e kufijve.

    Ai tha se asnjë shtet nuk e ka marrë një vendim të tillë, andaj do të vazhdohet me masat e deritanishme.

    “Askush nuk mund të vi nga vendet me rrezikshmëri të lartë pa dëshmuar se është i shëndosh, ata që nuk e kanë testin shkojnë në izolim për 7 ditë. Kështu e kanë është shtetet tjera të rajonit”, ka shtuar ai.

    KEDS: Erërat dhe reshjet e borës shkaktojnë dëme në rrjetin elektrik, disa zona mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Departamenti Amerikan i Shtetit ka hedhur poshtë raportimet se Zëvendësndihmës Sekretari Gabriel Escobar është shkarkuar nga kjo pozitë. Nga DASh thonë se...
    Lajme06 Maj 2024
    Deputetja nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka deklaruar se me kauza të ndryshme, deputetët e pozitës po i mbrojnë aferat korruptive....
    Kronika06 Maj 2024
    Një burrë në Prishtinë ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e ka kanosur përmes telefonit. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së...
    Të tjera
    Kronika06 Maj 2024
    Dy persona me pasaporta ruse janë ndaluar në Jarinjë. Ata nuk kishin viza të Kosovës dhe dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale....
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Front TV06 Maj 2024
    Investimet e fundit nga Ministria e Shëndetësisë në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, po konsiderohen të kryera sa për sy...
    Kronika06 Maj 2024
    4 raste të dhunës në familje janë regjistruar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. Dy raste kanë ndodhur në Prishtinë....
    Sport06 Maj 2024
    Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese gjysmëfinale mes Real Madridit e Bayern Munich. Takimi i parë i zhvilluar në gjermani u mbyll...
    Vip06 Maj 2024
    Një debat i fortë ka ndodhur mes Erjolës dhe Françeskës, ku kjo e fundit e akuzon se e ka qejf Romeon. Kjo...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.