
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokratie, Jakup Krasniqi, ka treguar disa nga pikat e programit të këtij subjekti politik.
Ai këto i ka bërë të ditura nëpërmjet një shkrimi në Facebook.
“Politika e socialdemokrate është dashuri për fëmijët e njerëzit tanë në përgjithësi pa dallime etnike fetare dhe gjinie. Pa asnjë ngurrim a paragjykim, me urtësi e kurajë të njerëzishme, ne do ta kthejmë vullnetin e qytetarëve në një vullnet për mirë qeverisje e solidaritet”, ka shkruar Krasniqi.
Tutje, ai vazhdon edhe me pikat tjera.
“Shqiptarët e dy shteteve të pavarura, të Shqipërisë e të Kosovës dhe aty ku janë shtetformues, duhet të punojnë pa u vonuar për krijimin e tregut të përbashkët kombëtar në të gjitha fushat e jetës”, shkruan ndër të tjera ai./Gazeta Blic
Shkrimi i plotë i tij: