×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    28-vjeçari nga Malisheva u raportua i zhdukur, dyshohet se u rrëmbye

    FrontOnline
    22 Nëntor 2020

    Jetmir Rudi nga fshati Rudi i Malishevës është raportuar i zhdukur. Familjarët e tij e kanë lajmëruar rastin në Polici, ku edhe kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit, shkruan Gazeta Express

    Pasditen e së shtunës është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Familjarët e kanë lajmëruar Policinë se Jetmiri është zhdukur.

    Kërkimi për 28-vjeçarin po vazhdon ende.

    Një familjar i tij ka thënë për Express se në momentin kur ka dalë nga shtëpia, Jetmiri ka qenë i stresuar.

    “Jo nuk e kemi gjetur, jemi duke e kërku,dyshime s’kemi, ka qenë i stresum pak. Ka qenë i stresum kur ka dalë i ka thënë nënës po dal te lumi. Këndej kah lumi dhe pjesa tjetër jemi duke e kërkua”, ka thënë një familjar i Jetmirit.

    Ai ka deklaruar se Jetmiri nuk ka pasur probleme me askënd.

    Ndërkohë, burime brenda Policisë së Kosovës kanë deklaruar  se ka dyshime se Jetmiri është rrëmbyer.

    “Dyshimet e para janë se 28-vjeçari Jetmir Rudi nga fshati Rud i Malishevës është rrëmbyer. Policia dhe ekipet tjera janë duke tentuar t’i bien në gjurmë, qoftë viktimës apo të dyshuarit”, ka deklaruar ky burim.

    Ndërkohë, familjarët e Jetmirit mëngjesin e sotëm përmes mediave lokale të Malishevës kanë kërkuar ndihmë për gjetjen e tij.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.