×
  • Lajme
  • Lajme

    Po e kërkojnë shkarkimin e tij, Driton Selmanaj thyen “heshtjen”- flet për Front Online

    FrontOnline
    20 Nëntor 2020

    Zëvendëskryeministri i Kosovës Driton Selmanaj mbrëmë në një emision televiziv duke folur për të pagjeturit ka thënë “mjaft më se jemi lodhur me përdorimin e temave tepër të ndjeshme për qëllime tejet të ulëta politike”.

    E lidhur me deklaratën e tij kanë reaguar Lëvizja Vetëvendosje e po ashtu edhe shoqëria civile të cilët po kërkojnë dorëheqjen e tij, shkruan Front Online.

    Ish-ministrja e Drejtësisë nga radhët e VV-së, Albulena Haxhiu përmes një postimi në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se Driton Selmanaj duhet të shkarkohet sa më parë e pas tij edhe Qeveria.

    Front Online lidhur me këtë kërkesë të VV-së ka kërkuar përgjigje nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.

    Selmanaj për Front Online ka thënë se fushata e VV-së ndaj tij është e turpshme dhe e pamoralshme.

    Mirëpo, nuk ka dhënë përgjigje se a do të jep dorëheqje apo jo.

    “E turpshme dhe e pamoralshme fushata e VV-së, ndaj meje. Sa ishin në Qeveri, kryeministri i tyre thoshte që ne heqim nga tavolina e bisedimeve me Serbinë kushtin për të zbardhur fatin e të pagjeturve . Qeveria Hoti këtë temë që prek gjithsecilin prej nesh e ka ngrit si prioritet në Bruksel, Paris, Washington e Berlin dhe do të vazhdojë me përkushtimin dhe sinqeritetin me të plotë”, ka thënë ai.

    Selmanaj ka pohuar se Vetëvendosja po shfrytëzon viktimat dhe se kjo është future si pjesë e kulturës së tyre e që është për të ardhur keq.

    “Lufta politike e Kurtit dhe VV-së duke shfrytëzuar viktimat dhe fatkeqësitë kombëtare kundër të tjerëve që është fut si pjesë e kulturës së tyre është për të ardhur keq dhe tregon që nuk kursen asgjë dhe askë për të arritur qëllimet e tyre politike”, ka deklaruar Selmanaj.

    Ai, ka thënë se me përgjegjësinë më të lartë e konfirmon se asnjëherë nuk e ka thënë atë që po e thonë në VV.

    “Unë me përgjegjësinë më të lartë morale e konfirmoj se asnjëherë nuk kam thënë atë që VV-ja falsifikoi turpshëm në opinion”, ka thënë Selmanaj./FrontOnline/

    Ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme27 Prill 2024
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka shkruar për Ditën Kombëtare të të Zhdukurve të luftës së fundit në...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masakrën e Mejës, ku mbetëm të vrarë 376 persona.Krasniqi thotë se Meja...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se problemit të mbeturinave i ka ardhur fundi. Rama përmes një video të...
    Të tjera
    Lajme27 Prill 2024
    Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të...
    Lajme27 Prill 2024
    Ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se kundërshtitë e banorëve të fshatrave Rixhevë, Gllarevë dhe Stapanicë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Kryetari i delegacionit gjerman në Këshillin e Evropës, Frank Schwabe ka thënë se nga këndvështrimi aktual, shanset e Kosovës për t’u bërë...
    Lajme27 Prill 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është vlerësuar si deputeti më aktiv i Kuvendit të Kosovës. Kështu ka bërë të...
    Lajme27 Prill 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka publikuar raportin e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovë, shkruan Periskopi. Nga të dhënat e...
    Lajme27 Prill 2024
    Bajram Qerkini, kryetar i Këshillit Koordinues të Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve, ka thënë se Brukseli ka stagnuar procesin e personava...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.