×
  • Lajme
  • Lajme

    690 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

    FrontOnline
    17 Nëntor 2020
    lajmi-i-fundit:-kengetarja-e-njohur-e-prekur-me-koronavirus

    Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 690 raste të reja me Covid-19. Siç ka njoftuar Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, janë shëruar 337 persona, raporton Front Online.

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.566 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 690 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjakovë 2 raste (78, 76 vjeç), Prishtinë 2 raste (68, 65 vjeç), Prizren 2 raste (72, 69 vjeç), Rahovec 2 raste (55, 53 vjeç), Dragash 1 rast (76 vjeç), Ferizaj 1 rast (75 vjeç), Gjilan 1 rast (65 vjeç), Kamenicë 1 rast (75 vjeç), Mitrovicë 1 rast (60 vjeç), Pejë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (41 vjeç), Suharekë 1 rast (82 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 30.495 raste nga 122.377 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 849 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 337 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.878 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.768.
    Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 277 raste, Gjilan 64 raste, Podujevë 59 raste, Gjakovë 55 raste, Pejë 40 raste, Ferizaj 27 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Viti 23 raste, Prizren 19 raste, Suharekë 16 raste, Lipjan 13 raste, Deçan 11 raste, Klinë 11 raste, Kamenicë 7 raste, Drenas 6 raste, Dragash 5 raste, Shtime 5 raste, Istog 4 raste, Mitrovicë 4 raste, Obiliq 4 raste, Rahovec 4 raste, Vushtrri 3 raste, Kaçanik 2 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit, Kllokot, Novobërdë dhe Skenderaj.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

    IPKO i dhuron Komunës së Fushë Kosovës ekografi të sofistikuar për zbulimin e hershëm të kancerit Konfirmon përkushtimin e saj…
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.