×
  • Lajme
  • Lajme

    Basha i përgjigjet Ramës për akuzat: S’kam qenë kurrë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK-së

    FrontOnline
    12 Nëntor 2020

    Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka sqaruar përfundimisht rolin e tij gjatë luftës së Kosovës si hetues dhe anëtar i UNMIK e Tribunalit të Hagës.

    Basha garanton se nuk ka qenë kurrë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK dhe luftëtarëve të saj. Madje ai thekson se detyra si hetues që ka pasur ka qenë në skuadrën qe hetonte serbët dhe që çoi në prangosjen e Millosheviçit, por jo shqiptarët.

    Tre detyra ka pasur sipas tij, Lulzim Basha, për 6 muaj në hetimin e krimeve serbe për spastrim etnik në Mitrovicën e Veriut, përgjegjës për një nga pesë zonat nën përgjegjësinë e KFOR ,dhe përgatitja e tranzicionit të pushtetut nag autoritetet e OKB tek ato të Kosovës siç ishte themelimi i Ministrisë së Drejtësisë.

    Sa për Ramën, Basha thotë se ai riciklon gënjeshtra teksa e fton vetëm të shohë në Wikipedia se UNMIK nuk ka pasur as juridiksion në Shqipëri, për të cilën kryeministri e akuzon dhe s’mund të hetonte jashtë territorit të Kosovës.

    “E para e punës që është një shpifje e plotë gjithçka është thënë në adresën time, kurrë s’kam qenë pjesëtar i ndonjë procesi hetimi ndaj UÇK. Isha pjesë e skuadrës së Tribunalit të Hagës për hetimin e Millosheviç, dhe jam krenar për këtë. Skuadrat ishin të ndara. Skuadra që hetonte krimet e serbëve s’mund të hetonte dhe shqiptarët. Nuk kam bashkëpunuar prokurorin amerikan që po thoni, se s’ka qenë as prokurori, ka qenë antropologu i misionit ndërkombëtar në Kosovë. Roli im në UNMIK ka konsistuar në 3 detyra, për 6 muaj në hetimin e krimeve të serbëve, në spastrimin etnik të Mitrovicës së Veriut. Jemi rrethuar në Gjykatë nga Rojet e Urës, paramilitarë serbë. Kam punuar për 1 vite, si person përgjegjës në një nga pesë zonat nën KFOR. Dhe e fundit, përgatitja e tranzicionit të pushtetit, nga OKB tek autoritetet e Kosovës. Themelimi i Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Gënjeshtër e fabrikuar trashë. Edi Rama në vend që të merrej me thashetheme, të shihte në Wikipedia që UNMIK nuk ka juridiksion në Shqipëri. Njëherë thonë që Basha ka qenë në Shtëpinë e Verdhë, tani thonë që ka qenë zv/kryeministri i Maqedonisë.
    Ky është një riciklim, e kam thënë në 2005. Pse e kam thënë. Para zgjedhjeve të 2005, dhe para zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës. Sot duhet ta nisnim e vazhdonim me diçka që po shqetëson aktualisht shqiptarët. Por kjo është një goditje tani kundër interesave të Kosovës”, tha Basha.

    Artani: Stresi e Andi u gëzuan për ndarjen e Julit, s’duhet t’iu gëzohesh fatkeqësive të të tjerëve (VIDEO)
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Koordinatori i departamentit për drejtësi në kuadër të kabinetit për qeverisje të mirë në PDK, Përparim Gruda, deklaroi se raporti i Departamentit...
    Lajme02 Maj 2024
    Ambasadori i Finlandës në Kosovë, Matti Nissinen, thotë se vendi i tij është përkrahës u fuqishëm për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin...
    Lajme02 Maj 2024
    Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ky subjekt politik vazhdon të jetë zëri dhe platforma kryesore...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Skulptura e lashtë bronzi me masë jetësore ‘Viktoriusi i Ri’, ka qenë në qendër të një debati disa vjeçar në të cilin...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i komunës së Zveçanit, Ilir Peci me bashkëpunëtor po realizon projekte të cilat janë kërkesa shumëvjeçare të qytetarëve të komunës së...
    Bota/Rajoni02 Maj 2024
    Policia e Gjirokastrës ka shoqëruar tre persona lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi sot fshatin Bodrisht të Dropullit, ku një çift...
    Kronika02 Maj 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues dhe i ka dënuar me gjithsej 28 vjet burgim të akuzuarit, Fethi Uygur, Alajdin...
    Lajme02 Maj 2024
    Projektrezoluta e Partisë Demokratike të Kosovës për adresimin e gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit nuk është hedhur në votim...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.