×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.kryeministri: Në secilën parti gjen njerëz që janë të afërt me krimin

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    “Avullimi” i 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit është tema më e “nxehtë” ditëve të fundit. Për këtë rast ka folur edhe zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

    Tahiri është pyetur nëse ky sulm iu bë qëllimisht Qeverisë Hoti, por ai e mohoi një gjë të tillë, teksa shtoi se në secilën parti të Kosovës gjen njerëz të cilët janë të afërt me krimin.

    “Në secilën parti të Kosovës, në secilën parti të botës gjen njerëz të cilët janë të afërt me krimin, i shfrytëzojnë partitë apo fotografitë me liderë për interesa meskine. Ky sulm nuk është i lidhur me parti”.
    Ai tha se ky rast ka qenë një goditje e madhe për sistemin e Qeverisë, teksa ka shtuar se ishte një krim mirë i organizuar.

    Tahiri tregoi se të nesërmen e ka takuar ministren, Hykmete Bajramin, e cila e kishte menduar dorëheqjen.

    “Të them të drejtën kjo ka qenë një goditje e madhe për sistemin e Qeverisë. Është një krim mirë i organizuar, kisha me thënë. Ajo që unë mund të them është se të nesërmen kam qenë të ministrja Bajrami, e cila e ka përjetu shumë rëndë, për shkak se ka ndodh në ministrinë që ajo udhëheq. Dhe ka pasë ide, në kokën e saj gjithmonë është sjellë edhe puna e dorëheqjes. Mirëpo njeriu dorëheqet nga një funksion publik në qoftëse me të vërtetë ka diçka me atë problem”.

    “Thesari i Kosovës që është pranë Ministrisë së Financave bën transfere financiare prej 5 mijë në ditë deri në 20 mijë e 30 mijë në ditë. Dhe ligji e ndalon ministren apo secilin zyrtar publik që të ketë qasje dhe të kyqet në këtë pjesë për shkak se është mirë e mbrojtur. Mund të them së në disa rrethana është e mbrojtur gati si AKI-ja. Është e mbrojtur nga interferenca politike por jo nga siguria”.

    Në bazë të raporteve që ka marrë nga ministria, Tahiri thotë se sheh një skemë të sofistikuar kriminale.

    Në MINIMAX kanë filluar zbritjet finale me çmime fikse 2€, 5€, 7€, 9€
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Gjakovën ku është pritur nga i pari i kësaj...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pasi ka votuar për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare është pyetur...
    Lajme08 Maj 2024
    Në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që po zhvillohen në Maqedoninë e Veriut sot, ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Avni Dehari,...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Deputeti gjerman, Thomas Hacker ka reaguar pas lajmeve se çështja e anëtarësimit të Kosovës nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përpara se ta japë “OK”...
    Lajme08 Maj 2024
    Në anën tjetër, kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë. “Ky...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2074 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Lajme08 Maj 2024
    Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi u paraqit për intervistim në Prokurorinë Speciale, raporton Front Online. Intervistimi i Durmishit...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.