×
  • Lajme
  • Lajme

    Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

    FrontOnline
    30 Tetor 2020

    Front Online sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

    08:30 Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë)

    09:00 Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, viziton Komunën e Ferizajt. (Ndërtesa e Komunës, Ferizaj)
    09:00 Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, së bashku me drejtoreshën e Shëndetësisë, Narqize Arënliu-Hoxhaj, vënë gurthemelin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Arbanë. (Arbanë, Prizren)

    09.30 AMC dhe kompania Buçaj dorëzojnë pajisje mjekësore për Klinikën e Gjinekologjisë dhe Neonatologjisë në QKUK. (QKUK)

    10:00 Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) organizon hapjen e ekspozitës “Dhuna nuk fshehet mrena mureve”. (Sheshi “Skënderbeu”, para Teatrit Kombëtar)

    10:00 Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, do ta vizitojnë kompaninë “Agribau” në Prishtinë. (Rr. Lidhja e Pejës, Prishtinë)

    10:00 Kuvendi i Komunës së Prizrenit mban mbledhje të jashtëzakonshme. (Kuvendi Komunal, Prizren)

    11:00 Mbahet ceremonia e inaugurimit të pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive. Merr pjesë ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve)

    11:00 Bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së financimit mes NLB Banka dhe Marigona Tower për projektin ndërtimor të hotelit “Courtyard by Marriott” dhe Qendrës së Biznesit “Marigona Tower Business Hub”. (Hotel “Four Points by Sheraton”, lagja “Marigona Residence”) .

    12:00 Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Arben Limanin, sekretar i Bordit të Agjencisë Kosovare për Privatizim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

    13:00 Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston Avni Jasharin, zëvendës-drejtor Menaxhues në Agjencinë Kosovare për Privatizim. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

    13:00 Vihet gurthemeli i aneksit të objektit shkollor në SHFMU “Hasim Maliqaj” në fshatin Poslishtë të Prizrenit. (Fshati Poslishtë, Prizren)

    18:3 Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, viziton shoqatën “Esnaf” në Prizren. (Rr. “Ismet Jashari Kumanova”, Prizren)

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Dëshmia e dëshmitarit të 61-të përfundoi më herët se që ishte planifikuar në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Pas kësaj, kryetari i...
    Lajme06 Maj 2024
    Janë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve që ndodhen përgjatë lumit Buna, aty ku u gjet trupi i 9-vjeçares dhe ku dyshohet...
    Lajme06 Maj 2024
    Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka thënë se ndërhyrjet e spektrit politik të Kosovës në zgjedhjet në Maqedoni...
    Të tjera
    Sport06 Maj 2024
    Teksa bota e teknologjisë vazhdon të përparojë me shpejtësi, konzolat e lojërave mbeten një nga burimet më të mëdha të argëtimit për...
    Kronika06 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka hasur në një shofer në Mitrovicë të Jugut, i cili ishte në përdorim të telefonit gjatë ngasjes së...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Një shumë prej 400 milionë dollarësh u shtua në fondet federale të Shteteve të Bashkuara, me qëllim rritjen e sigurisë në lokacionet...
    Lajme06 Maj 2024
    Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq tha sot se Kosova, pa i dhënë asnjë shpjegim, ia...
    Lajme06 Maj 2024
    Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë zbarkuar sot te ndërtesa e Qeverisë, me ç’rast i kanë shkuar në zyrë kryeministrit Albin...
    Bota/Rajoni06 Maj 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka takuar në Paris presidentin Emmanuel Macron dhe atë kinez, Xi Jinping. Përmes një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.