×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjaku po shitet në spitalet private në Kosovë, çmimi më i ulët është 100 euro

    FrontOnline
    25 Tetor 2020

    Pacientët në spitale private paguajnë 100 euro për të siguruar dozat e nevojshme të gjakut.Vijnë shpesh për të dhuruar gjak.

    Përmes dhurimit të tyre në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, shpesh shpëtohet një jetë.

    Kjo pasi dozat e gjakut të vullnetarëve dhurohen tek pacientët në nevojë spitalet publike.E një ndihmë të tillë po del se marrin edhe pacientët në spitale private.Por, që këta të fundit duhet të paguajnë për këtë shërbim.

    Sipas faturave që T7 ka siguruar nga një spital privat, shihet se pacientët paguajnë një shumë prej 100 deri në 200 euro, për tu pajisur me dozat e nevojshme me gjak.Ky transaksion njihet si “Shërbimi për Gjak”.Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori i një klinike private.“Si krejt spitalet, qysh e kanë, veçse pacienti duhet me pagu, 100 euro është doza, nuk e di pse është, nuk e di pse osht qashtu. Edhe nese jep gjak familjari i pacientit prape duhet me pagu 100 euro. Me pagesë është 100%“Në lidhje me këtë çështje, T7 ka kontaktuar edhe drejtoreshën e Qendrës për Transfuzion të Gjakut, Bukurie Reci.E se Qendra që ajo drejton i shërben edhe spitaleve private e ka pranuar Reci, përmes një përgjigje me shkrim.

    “QKKTGJ furnizon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët kanë nevojë për mjekim transfuziv me gjak dhe përbërës të gjakut, pavarësisht nëse janë të shtrirë në institucionet publike, publiko-private apo private.”Ndërkaq sa i përket çmimit të këtij shërbim, Reci ka thënë se spitalet private paguajnë vetëm për shpenzimet e përgatitjes së gjakut.Ndërkohë ka treguar edhe ku shkojnë këto para.“Spitalet private nuk paguajnë për gjakun ose produktet e gjakut. Spitalet private paguajnë për shpenzimet e përgatitjes së gjakut apo produkteve të gjakut, respektivisht marrjen e gjakut, kontrollën mjekësore, testimin imunohematologjik, testimin për sëmundje transmisive, ndarjen, përpunimin dhe ruajtjen e gjakut. Këto mjete derdhen në Buxhetin e konsoliduar të Republikës së Kosovës.”E gjithë kjo procedurë po del se rregullohet përmes Ligjit për Gjak dhe përbërës të Gjakut.

    Në këtë ligj, thuhet se çmimet për shërbimin miratohen nga MSH.“Institucionet e autorizuara transfuzive furnizojnë me gjak dhe me produkte të gjakut institucionet shëndetësore dytësore dhe tretësore publike, private dhe publiko-private. Çmimet për shërbimet e ofruara nga institucionet e autorizuara transfuzive, miratohen nga Ministria në koordinim me QKKTGJ-në.”MSH ka vendosur të qëndrojë e heshtur duke mos iu përgjigjur pyetjeve të Televizionit.

    Por, këtë gjë po e kundërshton një avokat.“Gjaku është një produkt, qe nuk mund të keqëpërdoret, cdo qytetar që e ka ndërgjegjën e pastër dhe vullnet me dhuru gjak për me ja shpëtu jetën dikujt, e jo për komercializëm, jo po shkon në buxhetin e Kosovës, është turp që gjaku shitet për me pajis ose me shku në buxhet Kosovës“Ndërkohë dhuruesit e rregullt të gjakut, po del se janë në dijeni për këtë shërbim që kryen Qendra e Transfuzionit të Gjakut.Por që këta të fundit thonë se nuk janë në dijeni për sa i përket çmimit të shërbimit.Pacientët e spitaleve publike në Kosovë vazhdojnë të sigurojnë dozat e nevojshme të gjakut pa pagesë.

    Si të kurseni mbi 350 kilovatë/orë në muaj me një investim të thjeshtë, tregon Idriz Ferati, drejtor i Auditimit në…
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Policia ka ndëshkuar një shofer në Ranillug, pasi i njëjti ka vozitur veturën në gjendje të dehur. Në njoftim thuhet se, drejtoria...
    Lajme05 Maj 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimet më të reja sa i përket motit mbi vendin tonë gjatë javës së ardhshme....
    Lajme05 Maj 2024
    Përurohet shtatorja e Tahir Sinanit në Bajram Curr, Haradinaj: Me heroizmin e tij nderoi jo vetëm Tropojën por mbarë kombin shqiptar. Kryetari...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Bella Hadid ka ndërruar përkohësisht çizmet e saj të kaubojëve me taka, ndërsa ishte kthyer në New York, përpara Met Gala 2024...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s. Si të mos...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sulmet ruse të infrastrukturës energjetike të Ukrainës me dronë dhe raketa, i ka kushtuar Kievit rreth 1 miliard dollarë (mbi 900 milionë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia tha të dielën se zbardhi vrasjen e dy të moshuarve në Bodrishtë të Gjirokastrës, tre ditë më parë, duke arrestuar personin...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq ka shprehur frikën se komuniteti ndërkombëtar do të dalë me “ndonjë zgjidhje kompromisi”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.