×
  • Kronika
  • Kronika

    Një ditë para takimit për 5G me kryeministrin, anëtari i Bordit të ARKEP dhe gruaja e tij u arrestuan në trafik

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Shqiprim Pula, anëtar i bordit të ARKEP, mëngjesin e së premtes së 16 tetorit, bashkë me kolegët e tij të bordit, do të ishte pjesë e një takimi të rëndësishëm, që edhe e priu, me kryeministrin Avdullah Hoti. Por, gjërat për të filluan të mos shkonin mirë, një ditë para këtij takimi. Ai dhe bashkëshortja e tij u arrestuan nga Policia në Prishtinë, më 15 tetor 2020, pasi nuk iu binden urdhërave të tyre, gjatë një ndalese për kundërvajtje në trafik.

    Anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Shqiprim Pula, të enjten e 15 tetorit 2020, rreth orës 16:40, i dolën telashe me Policinë.

    Kjo pasi, siç merr vesh Gazeta Online ‘Reporteri.net’, ai u ndal për kundërvajtje nga një njësi e trafikut e Policisë në Prishtinë, që kishin dalë për ta rregulluar trafikun dhe tollovinë e krijuar tek rrethi i njohur “me Flamur” i kryeqytetit.

    Por Pula, nuk deshi t’u bindej urdhërave policorë. Ndaj, këta të fundit u detyruan ta arrestojnë. Sikur të mos mjaftonte ky telash, reagimi i bashkëshortes së tij, e cila ndodhej me Pulën në veturë ndaj zyrtarëve policorë, i detyroi këta të fundit ta vënë në pranga edhe atë.

    Ndaj Shqiprim Pulës dhe gruas së tij, D. Shehu, pas dërgimit të tyre në stacion policor “Jugu” në Prishtinë, hapet rast për “Pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës”.

    Por arrestimi ndaj tyre nuk zgjati shumë, pasi një prokuror ua mundësoi atyre që rasti të shkojë në procedurë të rregullt.

    “Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që i njëjti nuk i ka përfillur urdhërat e zyrtarëve policorë, me ç’rast e dyshuara f/k bashkëshortja e të dyshuarit i ka penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    E gjithë kjo ngjarje rastisi të ndodhë një ditë para një takimi të rëndësishëm që Pula bashkë me anëtarët e tjerë të bordit të ARKEP do të kishin në kryeministri me Avdullah Hotin.

    Arritjen në takimin e së premtës, që Pula e priu në mungesë, tash e një kohë, të një drejtuesi të ARKEP, atij ia mundësoi urdhëri i prokurorit që rasti të shkojë në procedurë të rregullt, që rrjedhimisht nënkuptoi lirimin e tij, sikurse edhe të bashkëshortes së tij.

    Gazeta ka provuar të marrë një sqarim nga Shqiprim Pula për incidentin në fjalë, por i njëjti nuk është përgjigjur të premtën në pyetjet e Gazetës.

    Derisa, në takimin e mëngjesit të 16 tetorit 2020, me kryeministrin Hoti, Pula si anëtar i bordit bashkë me pjesën tjetër të drejtuesve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare siguruan se “Kosova do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G, të siguruara nga shitës të pabesueshëm, në rrjetet e tyre të komunikimit”.

    “Aty ku mund të ketë pajisje të tilla, institucionet përkatëse të vendit do të angazhohen për heqjen e tyre”, njoftoi vetë Hoti pasi priti në zyrën e tij përfaqësuesit e ARKEP, si organi më kompetent në fushën e komunikimeve elektronike.

    Me ta, kryeministri tha se ka biseduar edhe për rolin e rëndësishëm që kanë në ruajtjen e sigurisë kombëtare, ruajtjen e rendit publik, ruajtjen e kufirit shtetëror, për funksionim të qëndrueshëm e të besueshëm përmes institucioneve përkatëse shtetërore dhe bashkërendimit të veprimeve ndër-institucionale.

    Anëtari i Bordit të ARKEP, Shqiprim Pula, disa herë ka qenë pjesë e raportimeve në media për skandalet që ai ka shkaktuar. Pjesë e Bordit në ARKEP u bë më 12 janar të vitit 2016.

    Në një rast ai ishte rekomanduar me unanimitet për shkarkim nga kjo pozitë nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Industri dhe Tregti. Por, një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

    Para angazhimit të tij në Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, në vitin 2009 Pula ishte përjashtuar nga Shërbimi Diplomatik i Kosovës për shkak të një skandali në Universitetin e Bryzhit në Belgjikë. Aso kohe ai nuk kishte arritur ta përfundonte programin e magjistraturës si bursist i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

    E pjesë e një tjetër skandali u bë kur ai deshi të bëhej veteran i UÇK-së pa qenë fare në luftë.

    Kush janë parakushtet efektivitetit dhe efiçiencës?
    Nga Rubrika
    Kronika02 Maj 2024
    Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj...
    Kronika02 Maj 2024
    Është arrestuar një burrë në Ferizaj nën dyshimin se e ka dhunuar një grua. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në...
    Kronika02 Maj 2024
    Është shoqëruar në polici një person në Mitrovicë të Veriut, pasi dyshohet se ka shkruar disa grafite me përmbajtje përçarëse. Në raportin...
    Të tjera
    Lifestyle02 Maj 2024
    DASHI Për ju po fillon një fazë rikuperimi që do të zgjasë disa ditë. Muaji maj nuk ka nisur në mënyrën më...
    Lajme02 Maj 2024
    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin...
    Lajme02 Maj 2024
    Nënkryetarja e Kuvendit, Saradnda Bogujevci ka kërkuar që sigurimi ta largojë nga salla e Kuvendit deputetin e LVV-së, Sali Zyba dhe deputetin...
    Vip02 Maj 2024
    Në botën e figurave publike, ku imazhi dhe paraqitja kanë një rëndësi të veçantë, shumica zgjedhin të jenë të kuruar në çdo...
    Lajme02 Maj 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka publikuar një fotografi me vajzën e komandantit, Ilaz Kodrën. Deliu-Kodra përmes një...
    Opinione02 Maj 2024
    Nga: David A. Andelman / CNN Për 44 vjet, herë pas here isha banor i Francës, ndonjëherë në formë të përhershme, më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.