×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Tekste mësimore të gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë në Turqi

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Është bërë e ditur se afro 300 tekste shkollore dhe plotësuese të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë, nga Qendra e Botimeve për Diasporën kanë mbërritur në Ambasadën shqiptare në Turqi dhe tashmë janë dorëzuar te mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare atje.

    Nga ana tjetër, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Ankara, Kastriot Robo, ka vizituar Shkollën Publike në Bursa, mirëpritur nga drejtori i Shkollës Publike, Ali Celal Elmaz, zëvendësdrejtori Kenan Dogru, mësuesja e Gjuhës Shqipe në këtë shkollë dhe Ambasadore e Kombit, Teuta Tabaku, si dhe nxënës të kurseve të Gjuhës Shqipe.

    Po ashtu, ambasadori dorëzoi tekstet didaktike për vitin shkollor 2020-2021 dërguar nga QBD-ja nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën, si dhe certifikatat e mbarimit të nivelit A2 të nxënësve.

    Librat e mbërritur u tërhoqën nga mësuesit e kësaj shkolle: Metush Bajrami, Marlijenda Manaj, Ramush Zharku, Rexhep Kurtishi, Imri Trena, Mustafë Ibrahimaj dhe mësuesi veteran Tahir Haziri.

    Përveç teksteve shkollore dhe një larmie titujsh plotësues për nxënësit e komunitetit shqiptar atje, në dërgesë përfshihet edhe risia “Botimet Dygjuhëshe”, projekt i QBD-së, me fjalorët dygjuhësh dhe serinë e përrallave klasike dygjuhëshe, të cilat synojnë ta bëjnë mësimin e gjuhës edhe më të lehtë e argëtues.

    Veç tyre, Qendra e Botimeve për Diasporën ofron akses online të botimeve të saj në faqen zyrtare web: http://qbd.gov.al/ si dhe të platformës së mësimit shqip “Schoolme”, tashmë në dispozicion të mësuesve për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë.

    Rame Lahaj, ambasador i VISA Infinite kartelës së Bankës TEB
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyteti lindor ukrainas, ku mbrojtja ukrainse është thyer dy javë më parë. Ukraina...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Policia e Shkodrës ka dalë me një deklaratë zyrtare lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Shkodër ku një nënë...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...
    Të tjera
    Vip05 Maj 2024
    Dua Lipa ka treguar se iu desh të bënte një pauzë në rrjetet sociale pasi një video e kërcimit të saj u...
    Kronika05 Maj 2024
    Policia ka njoftuar se janë arrestuar tre persona në Fushë Kosovë, dyshohen për shitblerje dhe shpërndarje të paautorizuar të substancave narkotike. “Pas...
    Sport05 Maj 2024
    Juventusi është në “pole position” për të nënshkruar me Mason Greenwood, por ideja që sulmuesi të jetë ende një lojtar i Manchester...
    Vip05 Maj 2024
    Bella Hadid ka ndërruar përkohësisht çizmet e saj të kaubojëve me taka, ndërsa ishte kthyer në New York, përpara Met Gala 2024...
    Sport05 Maj 2024
    Bayern Munich nuk ia doli përballë Stuttgart, me bavarezët që u mposhtën 3-1 më javën e 32-të të Bundesliga-s. Si të mos...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Këshilli i Europës feston sot 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham ka gjetur rastin të kujtojë sot se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.