×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ambasada Amerikane në Turqi pezullon shërbimet, alarm për sulme terroriste

    FrontOnline
    24 Tetor 2020

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ankara tha se po pezullonte përkohësisht të gjitha shërbimet për qytetarët amerikanë dhe ato të vizave në konsullatat e saj në Turqi, për shkak të raportimeve për sulme të mundshme terroriste.

    Ambasada tha në një njoftim se “Misioni i SHBA në Turqi ka marrë raporte të besueshme për sulme të mundshme terroriste dhe rrëmbime kundër shtetasve amerikanë dhe të huaj në Stamboll, përfshirë edhe kundër konsullatës së përgjithshme amerikane apo edhe në qytete të tjera të Turqisë”.

    Në një komunikatë, Departamenti i Shtetit i porositi shtetasit amerikanë të tregojnë kujdes të shtuar në vendet ku mund të ketë grumbullime qytetarësh amerikanë apo të huaj, si në ndërtesa të mëdha zyrash apo supermarkete.

    Grupi i Shtetit Islamik dhe një grup militant kurd i jashtëligjshëm kryen sulme vdekjeprurëse në Tueqi midis 2015 dhe 2017. Një grup i ekstremit të majtë gjithashtu ka shënjestruar më parë Ambasadën e SHBA-së në Ankara.

    “Petrol Company” në natën e “Kurban Bajramit” e bën me shtëpi të re familjen nga Skenderaj
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj i ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë festën e Pashkëve. “Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në periferi të Tiranës. Siç bën me dije policia, rreth orës 19:20, në...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Të paktën 56 persona kanë humbur jetët si pasojë e përmbytjeve që kanë prekur shtetin jugor të Brazilit, Rio Grande do Sul....
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit...
    Lajme04 Maj 2024
    Asociacioni i Gazetarëve ka reaguar sërish ndaj deputetit Dimal Basha, pasi që ky i fundit nuk pranoi të ketë intimiduar gazetaren e...
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Zyrtarëve të mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara u është dashur të ndalojnë ndërtimin e një skele që lehtëson dërgimin e ndihmave humanitare...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.