×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër orë u janë dashur për ta marrë kasafafortën: Detaje të reja nga vjedhja në AUV

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Hyrjet janë të mbuluara nga kamerat e zyrtarët policorë kujdesen për sigurinë e Agjencisë së Veterinës dhe Ushqimit, vendi nga ku është vjedhur kasaforta e institucionit.Rreth katër orë dyshohet që u janë dashur personave që janë futur në objekt për ta marrë kasafortën.Deri tani ka pak informata se çfarë ka ndodhur, raporton KOHA.

    Ushtruesi i detyrës se kryeshefit të këtij institucioni, Naser Krasniqi, ka qenë i rezervuar në atë se çka ka thënë para mediave, me arsyetimin se për këtë rast do të mund të flitet kur institucionet e drejtësisë do të kenë rezultate të hetimeve.

    “Gjatë natës së mbrëmshme ka ndodhur një hyrje e paautorizuar. Me rastin besoj se janë duke vazhduar procedurat e policisë, çdo informatë më tutje mund të ndërhyjmë në procesin e policisë. Derisa Policia të jep informata, nuk mund të japim më tepër. Nuk mundem për shkak se Policia ka marrë të gjitha konfirmimet. Hyrja nuk e dimë sakt nga kanë hyrë, thuhet se kanë hyrë nga ana e prapme”, ka thënë Krasniqi.Askush nga institucionet e drejtësisë nuk ka folur për atë se çfarë mund të jetë vjedhur nga persona ende të paidentifikuar

    Burimet kanë folur për një vlerë jo të madhe parash, por për dokumente të rëndësishme që janë gjetur brenda kasafortës, por për momentin nuk ka përgjigje zyrtare se çfarë dokumentesh mund të jenë ato.Policia e Kosovës, përveç konfirmimit që ky rast ka ndodhur, s’ka dhënë sqarime të tjera.Vjedhja e kasafortës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është kryer një ditë pasi është zbuluar skandali i vjedhjes së 2 milionë eurove nga Thesari.

    Zgjerimi i Comoditës në SHBA: “Nap Queen Sleep”, krenaria e shqiptarëve
    Nga Rubrika
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që jetojnë në Prishtinë, por të lindur në qytete tjera, të regjistrohen...
    Lajme05 Maj 2024
    Abdullah Haradinaj del shpesh në parkun e Gërmisë. Gjatë ecjes këndej, i ka rënë të shohë edhe gjarpërinj, por nuk është ndier...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.