×
  • Lajme
  • Lajme

    Përfundon ekzaminimi i mjekëve zviceranë, avokati Gashi jep detaje

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Ekspertët e Qendrës Universitare Romande të Mjekësisë Ligjore në Zvicër – Lausanne të cilët kanë ardhur në Kosovë për të hetuar vdekjen e Astrit Deharit, sot kanë qenë në qelinë e qendrës së paraburgimit ku ka qëndruar ai. Bashkë me ekspertët kanë qenë edhe avokati i familjes Dehari, Prokurori, Gjykatësi i procedurës paraprake, raporton Express

    Ka përfunduar ekzaminimi i qelisë në qendrën e paraburgimit në Prizren, ku ka qëndruar aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari..

    Avokati Tomë Gashi ka deklaruar për Express se është ekzaminuar qelia, si dhe të paktën katër dyert që gjenden në qendrën e paraburgimit.

    Gashi tha se kjo është hera e parë që iu është lejuar të shkojnë në qelinë ku ka qëndruar Astrit Dehari.

    “Ishin ekspertët zviceranë, prokurori, gjyqtari i procedurës paraprake, unë dhe hetues së Policisë së Kosovës. Është hera e parë që na është lejuar që ta shohim qelinë ku ka qëndruar Astrit Dehari, aktivisti i VV’së, për 78 ditë dhe nuk është marrë në pyetje. Me teknikun e kriminalistikës e pamë qelinë, i pamë së paku katër dyer, dy të brendshme që e lidhin ndërtesën e qendrës së paraburgimit me ndërtesën e policisë dhe dy të jashtme, në të cilat kaluam, i pamë edhe prej pjesës së brendshme të ndërtesës së policisë, nga këto dyer shihej se ka pasur lidhje fizike ndërmjet ndërtesës së burgut dhe asaj të policisë. Një prej udhëheqësve të burgut deklaroi se këto dyer nuk janë përdorur”, deklaroi Gashi.

    Ai tha se kalimi nga oborri i burgut në pjesën e oborrit të Policisë ishte i lehtë.

    “Po ashtu përmes oborrit të qendrës së paraburgimit kaluam me të gjithë dhe i pamë edhe dyert nga ana e pjesës së policisë, kalimi nga oborri i burgut në pjesën e policisë ishte fare i lehtë, i hapën dyert oficerët e burgut. Një derë në pjesën ku është zyra e drejtorit të burgut derë me grila, aty nuk ka pasur kamera fare, ajo derë dërgonte në pjesën e policisë, dera tjetër ishte në krahun A, ku ka qëndruar Astriti afër qelisë së tij, një derë e metaltë që dërgonte në pjesën e policisë, këto dy dyer që janë në ndërtesë janë të mbyllura, sipas zyrtarit të burgut nuk janë përdorur”, ka thënë Gashi.

    Gashi tha se do të përpilohet një procesverbal i cili do t’i jepet atij dhe familjes Dehari.

    “Do të përpilohet një procesverbal, që do të na jepet edhe ne edhe familjes. Mjekët zviceranë do të jenë së paku edhe nesër në Prishtinë. Nga ora 9 do të japin sqarime, por edhe do të kërkojnë prova që ata nuk i kanë pasur”, ka thënë Gashi.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për vendet që s’do të kenë rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi28 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 100 mijë euro....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër...
    Të tjera
    Sport28 Prill 2024
    Është përmbyllur edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës, pas tri ndeshjeve të zhvilluara sot. Ballkani regjistroi fitore në udhëtim ndaj...
    Ekonomi28 Prill 2024
    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka një pasuri të paluajtshme që kap vlerën prej mbi 100 mijë euro....
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se janë kërcënuar e sulmuar disa punonjës të kontraktuar së fundmi për mbledhjen e mbeturinave, nga...
    Lajme28 Prill 2024
    Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër...
    Sport28 Prill 2024
    Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e sotme në Superligën e Kosovës në futboll. Ballkani nuk ka arritur ta thyejë...
    Sport28 Prill 2024
    Interi po vazhdon me fitore edhe pas sigurimit të titullit kampion në Serie A. Zikaltrit triumfuan 2:0 ndaj Torinos në kuadër të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.