Drejtoresha e Klinikës së Pulmologjisë, Rukije Mehmeti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtoreshës, raporton Front Online.
Lajmin e kanë pohuar edhe nga drejtoria e Shërbimit Spitalor Klinikë e Universitar të Kosovës për Front Online.
Nga zyra për informim në SHSKUK kanë treguar se ende nuk është zgjedhur drejtori i ri i kësaj klinike, por që gjatë ditës drejtori i SHSKUK-së do ta cakton drejtorin e ri./Front Online/