×
  • Lajme
  • Lajme

    Gërxhaliu: Druaj se emërues i përbashkët për vjedhjen e 2 milionë eurove do të jetë dikush nga politika

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Ekonomisti Safet Gërxhaliu, vlerëson se vjedhja e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, nuk është befasi.

    Kjo sipas tij meqë, Kosova është shndërruar në një hapësirë eksperimentale si pasojë e mungesës së sundimit të ligjit.

    Megjithatë Gërxhaliu pohoi se kjo shumë e ‘’avulluar’’ e mjeteve, nuk mund të krahasohen me dëmin të cilin ia shkaktuan edhe Kosovës si shtet.

    ”2 milionë e 100 mijë euro nuk mund të krahasohen në Kosovë me vjedhjen e dhomës së dëshmive”.

    ”Në një kaos të tillë politik çka po ndodhë në Kosovë, të ndodhë një vjedhje e tillë, për mua sa ka dëm ekonomik, më tepër ka dëm psikologjik”.

    ”Qytetarët po e humbin besimin në Kosovë, në pushtetarë, po e vërejnë se shteti është i kapur dhe se ata kryes të këtyre veprave janë të pozicionuar në pozita”.

    ”Dua të besoj se është një akt shumë mirë i përgatitur”.

    ”Në Kosovë, krimi e ka emrin, adresën dhe numrin e telefonit, por të gjitha informacionet tona të kësaj dukurie negative ka hasur në vesh të shurdhër”.

    Teknikisht si ka mund të kryhej një krim i tillë? – u dërguan vetëm me një buton, apo si mund të jetë kryer transferi i parave?

    ”Brenda thesarit ka ekzistuar vetëm një person”.

    ”Por jashtë saj kanë ekzistuar shumë më shumë. Duhet të theksohet se Departamenti i Thesarit, është një nga departamentet më të rëndësishme të Ministrisë së Financave. Një departament ku Drejtori raporton drejtpërdrejt tek Ministri i Financave”.

    ”Ajo çka është më interesante është se është një ndër sistemet më të sofistikuara të përcjelljes së të gjitha pagesave në kuadër të institucioneve të Kosovës”.

    ”Është një organizatë buxhetore që e bënë alokimin e buxhetit nëpër organizata buxhetore që evidentohen”.

    ”Duhet kërkesa të vijë nga Ministria e Financave me një faturë konkrete, me një shumë konkrete – dërgohet në Thesar, dhe Thesari i Shtetit e ka të drejtën që në bazë të kërkesës së ardhur nga personat që e përcjellin”.

    ”Sot është forma shumë e lehtë e komunikimit. Përdoret interneti, dhe në këtë drejtim është përgatitur dokumenti që me siguri personi në Thesar e ka përdorur si arsyetim për një proces të tillë”.

    Gërxhaliu gjithashtu shpreh shqetësim se drejtësia mund ta sjellë rezultatin e duhur, meqë në të tilla raste thuhet shpesh vetëm hetimet vazhdojnë.

    ”Dhe e dyta thuhet se mund të ketë qenë gabim teknik”.

    Ai shprehet skeptik se mund të ketë qenë vetëm një person, pasi pohon se me gjasë prapa këtij akti mund të ketë qenë dikush nga politika, njofton Klan Kosova.

    ”Është një zinxhir, sistem i sostifikuar, por kam dro se emërues i përbashkët do të jetë dikush nga politika. Në këtë drejtim besoj se këtu mund të kontribuojnë. Dua të besoj që është koha kur AKI ta japë fjalën e tij të fundit”.

    ”Nuk mjafton të jesh militant partiak, kontribuues në parti. Sepse në fund të fundit gjërat po degradohen dhe në fund pëson shteti”.

    ”Çdo tre muaj ditë, ka barazime të dërgesave dhe kërkesave. Besoj që kalkulimet e tyre ka qenë që do të ketë një fond të kamuflimit, por ka qenë një kalkulim i gabuar në të cilën Kosova pëson”.

    Zyrtare: Dyshekët e Comoditas produktet më të eksportuara nga Kosova për vitin 2023, dyfish më shumë se tjerët
    Nga Rubrika
    Lajme04 Maj 2024
    Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Server, tha se qeveria e re serbe përfshin ministra që tashmë janë sanksionuar nga SHBA-ja...
    Lajme04 Maj 2024
    Gazetari për çështje evropiane dhe të NATO-s, Stephan Israel, i ka reaguar ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti, njëherazi kryetar i Lëvizjes, po merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropian që...
    Të tjera
    Lajme04 Maj 2024
    Një vetaksident ka ndodhur mesditën e së shtunës në magjistralen Duhël-Suharekë, ku si pasojë kanë dy persona kanë marrë lëndime të lehta....
    Lajme04 Maj 2024
    Prej orës 18:00, të gjithë ata që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, mund të shohin nëse janë fitues të përzgjedhjeve për të...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryetarja e Rinisë Demokratike të Kosovës, Arbnora Salihu, bashkë me pjesëtarët e RDK-së kanë bërë një aksion simbolik në Ferizaj. Duke portretizuar...
    Lajme04 Maj 2024
    Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i...
    Bota/Rajoni04 Maj 2024
    Sadiq Khan është zgjedhur kryebashkiak i Londrës, duke fituar mandatin e tretë historik pas një gare dramatike. Khan u shpall fitues ndaj...
    Lajme04 Maj 2024
    Që prej 1 majit, kalimet mes Kosovës dhe Shqipërisë bëhen pa kontrolle kufitare. Në pikëkalimin në Morinë, policia kufitare shqiptare nuk kërkon...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.