×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Berlini i gatshëm të angazhojë ushtarë në ndihma për COVID19

    FrontOnline
    22 Tetor 2020

    Gjermania i garanton mbështetje NATO-s për një plan emergjence. 160 specialistë të Bundeswehr-it mund të angazhohen jashtë vendit për shkak të pandemisë. Edhe vendet e Ballkanit do të furnizohen me aparatura aspirimi.

    Ushtarët gjermanë mund të dërgohen gjatë valës së dytë të pandemisë Corona në vendet partnere të prekura prej krizës. Një zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes në Berlin i konfirmoi agjencisë gjermane të shtypit, DPA, se qeveria ka premtuar mbështetje në kuadër të planit të NATO-s për emergjencë “Allied Hand”. Në rast nevoje mund të dërgohet jashtë vendit personel mjekësor, pararojë dhe ekspertë të trupës për mbrojtjen nga rreziqet atomike, biologjike apo kimike.

    I mundur është dërgimi i gjithsej 160 specialistëve. Ushtare dhe ushtarë të tjerë mund të mbështesin angazhimin përkatës nga Gjermania, thuhet në Ministrinë e Brendshme. Plani i emergjencës vihet në jetë, në rast se shtetet e NATO-s apo vendet partnere si Ukraina, Gjerogjia dhe Suedia për shkak të COVID-19 kërkojnë mbështetje, në qoftëse sistemi i tyre i shëndetësisë rrezikohet të mos jetë në gjendje t’i bëjë ballë situatës.

    Për këtë nevojitet një vendim i 30 shteteve të NATO-s në këshillin e Atlantikut të Veriut. Sipas të dhënave të qarqeve brenda aleancës përveç Gjermanisë edhe katër vende të tjera nga aleanca, ndër to Britania e Madhe dhe Franca, kanë premtuar vënine në dispozicion të trupave. Në selinë e aleancës shpresohet, që javët e ardhëshme të bashkëveprojnë edhe shtete të tjera, raporton DW.

    Aparatura aspirimi për vendet e Ballkanit

    Forcat e NATO-s mund të angazhohen edhe në transportimin e të sëmurëve apo për ndërtimin e qendrave ambulante të fushimit. Plani operacional “Allied Hand” është pjesë e përgatitjeve të NATO-s ndaj një eventualiteti të intensifikimit të pandemisë. Këto plane përfshijnë edhe krijimin e një fondi mirëbesimi dhe ndërtimin e magazinave për pajisje mjekësore. Përpara dy javësh Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, njoftoi, se në Maqedoninë e Veriut, një vend i vogël në aleancë dhe me kapacitet të vogël financiar, do të dërgohen 60 aparatura aspirimi. Edhe në Shqipëri do të vihen gjtihashtu në dispozicion 60 aparatura aspirimi.

    Bundeswehr-i i ka mbështetur partnerët në nivel bilateral edhe gjatë valës së parë të pandemisë. Trupa gjermane ka mbështetur klinikat e mbingarkuara në Britaninë e Madhe me aparatura ambulante aspirimi. Ndërsa në Gjermani ushtarët kanë mbështetur autoritetet për ndjekjen e zinxhirit të infeksionit. Gjithashtu ka pasur angazhime të ushtrisë në kontekstin e testeve ndaj Coronës për ata që ktheheshin në Gjermania nga jashtë vendit ose për transportimin e materialeve mjekësore.

    Comodita “pushton” Amerikën, dyshekët e saj në top 5 produktet më të shitura
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski njoftoi se deri në ora 09:00 në zgjedhjet presidenciale, nga të dhënat e gjithsej 1009 vendvotimeve, jehona...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    AstraZeneca ka njoftuar se ka iniciuar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj COVID-19. Sipas njoftimit që ka lëshuar kjo kompani,...
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Zyrtarët ukrainas thanë mëngjesin e së mërkurës se ushtria ruse e ka goditur infrastrukturën e rëndësishme ukrainase në së paku gjashtë rajone...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2024
    Ish-zv.ministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti që nuk e ka bërë  të ditur deri më sot...
    Lajme08 Maj 2024
    Kryeministri Albin Kurti kujtoi sot një “letër garancie” që ai, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ua paraqitën bashkësisë ndërkombëtare, ku...
    Lifestyle08 Maj 2024
    Dashi Ka disa gabime të cilat duhet ti vlerësoni më mirë dhe gjithashtu duhet të tregoheni më të kujdesshëm në vendin e...
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria e Kosovës ka miratuar pesë rregullore për funksionalizmin e Agjencisë për Informacionin e Klasifikuar, raporton Ekonomia Online. Kryeministri Albin Kurti ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Zv/ ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, është deklaruar para gazetarëve pas intervistimit nga Prokuroria Speciale në lidhje me ndërtimin e rrugës Prishtinë-...
    Lajme08 Maj 2024
    Në mbledhjen e 203 të Qeverisë së Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka folur edhe rreth kushtëzimit me Asociacion për anëtarësim në Këshillin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.