×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministrja Halimaj e liron nga detyra këshilltaren, prindi i saj i përfshirë në vjedhjen e 2 milionë eurove

    FrontOnline
    21 Tetor 2020

    Zëvendëskryeministrja e tretë e Republikës së Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka shkarkuar nga detyra këshilltaren e saj, Hajrie Gashin, siç thotë ajo për arsye se prindi i Gashit dyshohet të jetë përfshirë në vjedhjen e mbi dy milionë eurove, shkruan Front Online.

    Balaj-Halimaj shkarkimin e këshilltares e ka quajtur si të domosdoshëm.

    “Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm”, ka shkruar Balaj-Halimaj në Facebook.

    Zëvendëskryeministrja thotë se vendimin e ka marrë për të hequr çdo dyshim se funksioni i këshilltares do mund të ndikonte në pengimin e drejtësisë.

    Postimi i plotë:

    Pas raportimeve në media se prindi i këshilltares sime Hajrie Gashi është i përfshirë në vjedhjen e mbi 2 milion eurove, kam marrë vendim që znj Hajrie Gashi ,me efekt të menjëhershëm, t’a liroj nga detyra e këshilltares.

    Znj Hajrie që nga fillimi ka qenë ndër këshilltaret e përkushtuara jashtë mase dhe me sukses ka kryer të gjitha detyrat e ngarkuara nga unë!

    Edhe pse jam e vetëdijshme që askush nuk duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e familjarëve të tij, në këtë rast të saj, për shkak që kemi të bëjmë me një krim shumë të rëndë, lirimin e saj nga detyra e shoh si të domosdoshëm.

    Këtë vendim e kam marrë për të hequr çdo dyshim para qytetarëve se funksioni i lartë i këshilltares do të mund të përdorej për pengim të drejtësisë!

    Dyfish n’plus me ArtMotion
    Nga Rubrika
    Ekonomi07 Maj 2024
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku tha se nëpërmjet dialogut dhe bashkëpunimit...
    Lajme07 Maj 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadoren e ShBA-së në kombet e Bashkuara, Linda Thomas Greenfield, e cila njëkohësisht është...
    Lajme07 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia aktualisht po kryen një sulm hibrid ndaj Kosovës. Gërvalla tha se...
    Të tjera
    Lajme07 Maj 2024
    "Përmes kësaj iniciative, planifikohet që 6 miliardë euro të ndahen nga BE-ja për ekonomitë e shteteve të Ballkanit Perëndimor, nga të cilat...
    Vip07 Maj 2024
    Sot nis zyrtarisht festivali i njohur, Eurovision Song Contest, i cili po mbahet në Malmo të Suedisë pas fitores së Loreen në...
    Lajme07 Maj 2024
    “Ne gjithmonë do të qëndrojmë krah popullit të Kosovës”, thotë Gabriel Escobar, i dërguari i SHBA-së për t’u marrë me çështje në...
    Sport07 Maj 2024
    Në fundjavë, në praninë e plot 3000 shikuesve dhe në atmosferë të zjarrtë, Cottbusi e zhvilloi ndeshjen e fundit kampionale. Fitoi me...
    Sport07 Maj 2024
    Në një zhvillim të fundit në tregun e transferimeve të futbollit, Chelsea dhe Armando Broja po përgatiten për një ndarje të mundshme....
    Lajme07 Maj 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se dikasteri që ai udhëheq ka siguruar autoambulancë për foshnjat e porsalindura e cila përdoret...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.