×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Prej 60 milionë eurove, edhe 3.7 milionë ende nuk janë ekzekutuar për bizneset

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Kanë mbetur edhe 3.7 milionë euro pa u ekzekutuar nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike që është paraparë të mbështeten 36 mijë e 679 biznese për subvencionimin e pagave.

    Këshilltari i ministres së Financave, Lulëzim Krasniqi ka thënë për KosovaPress se deri tash nga Fondi për rimëkëmbje ekonomike prej 60 milionë eurosh për subvencionimin e pagave, janë ekzekutuar 56.3 milionë.

    Ekzekutimi për pjesën tjetër të bizneseve të cilat ende nuk i kanë përditësuar të dhënat në sistemin EDI në ATK, Krasniqi tha se pjesa tjetër prej 3.7 milionë do të ekzekutohen në ditët në vijim.

    Krasniqi: Janë ekzekutuar 56.3 milionë, mbetën edhe 3.7 milionë

    “Nga shuma prej 60 milionë eurosh që ka qenë e paraparë përmes vendimit të qeverisë deri më tani janë ekzekutuar 56.3 milionë. Pjesa tjetër do të ekzekutohen në ditët në vijim, edhe pse ministria është e gatshme, por është çështje e përditësimit të dhënave për bizneset në sistemin elektronik EDI në Administratën Tatimore. Pra, ne jemi gati”, tha Krasniqi.

    Ndërsa, nesër në Komisionin për Buxhet dhe Transfere pritet të shqyrtohet në lexim të dytë Projektligji për rimëkëmbjen ekonomike që mundëson edhe tërheqjen e 10 përqind të mjeteve në Trust.

    Njoftimet nga KEDS, vendet që do të mbesin nesër pa rrymë
    Nga Rubrika
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka miratuar projektligjin për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. Me këtë rast, Mimoza...
    Ekonomi01 Maj 2024
    Pagat e ulëta në sektorin publik dhe privat edhe më tej mbeten brengë kryesore për shumë qytetarë të Kosovës.  Mbi këtë pakënaqësi...
    Të tjera
    Lajme02 Maj 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna me...
    Lajme02 Maj 2024
    Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ilaz Kodra, ra në altarin e lirisë më 30 prill 1999-të bashkë edhe me 315 dëshmorë...
    Lajme02 Maj 2024
    Njohësi i çështjeve politike, Arton Demhasaj i ka komentuar deklaratat e aleatëve lidhur me ‘kushtin’ e Asociacionit për anëtarësimin e Kosovës në...
    Lajme02 Maj 2024
    Kuvendi i Kosovës po mban sot seancë solemne në nderim të rënies së Komandatit të UÇK’së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmoreve e...
    Lajme02 Maj 2024
    I është konfiskuar përkohësisht vetura vozitësit në Gjilan i të cilit e kishte të konfiskuar patentë shoferin dhe kishte masë mbrojtëse për...
    Lajme02 Maj 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne në nderim të heroit Ilaz Kodra, e ka përshkruar rolin e tij...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.