×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Zemaj bashkë me Aliun vizitojnë banorët e Dubravës, dhurojnë 11 mijë maska

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar sot në Ferizaj. Ai bashkë me kryetarin e komunës së Ferizaj, Agim Aliu kanë vizituar banorët e fshatit Dubravë të kësaj komune ku edhe kanë diskutuar për masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

    Banorëve të Dubravës iu janë dhuruar 11 mijë maska.

    “Në fshatin Dubravë të Ferizajt, të banuar kryesisht nga komuniteti ashkali, bashkë me kryetarin, z. Agim Aliu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, diskutuam për masat mbrojtëse ndaj Covid 19 si dhe dhuruam 11 mijë maska”, ka shkruar Zemaj.

    Gjatë ditës së sotme Zemaj ka takuar vizituar edhe Qendrën Sociale-Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë.

    “Gjithashtu, vizituam edhe Qendrës Social-Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë, me ç’rast ofruam edhe mbështetjen e nevojshme të Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë. Mbrojtja e shëndetin publik për të gjithë qytetarët, duke garantuar qasje të barabartë në shërbime shëndetësore, është ndër parimet themelore të shëndetësisë tonë”, ka shkruar tutje Zemaj.

    Tutje, Zemaj ka falënderuar mjekët dhe punonjësit shëndetësorë për punën në këtë kohë të pandemisë, duke i siguruar ata për përkushtimin tonë për shtimin e resurseve humane dhe infrastrukturore.

     

     

     

     

     

    KEDS njofton se këto vende do mbesin pa energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme06 Maj 2024
    Sot janë bërë 27 vjet që prej rënies së dëshmorit të kombit, Luan Haradinajt. Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e...
    Lajme06 Maj 2024
    Ngjarjet e ditës 6 maj 2024: 09:00: Kuvendi Komunal i Shtimes mban mbledhje solemne me rastin e dorëzimit të çmimit “Qytetar nderi”...
    Lajme06 Maj 2024
    Moti sot në Kosovë do të jetë me diell, por do të ketë ngapak edhe vranësira. “Për të hënën parashikohet të mbajë...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Një studim i publikuar në revistën “Plus One”, ka analizuar pasojat fizike dhe emocionale të angazhimit qytetar në politikë nëpërmjet lajmeve. Sipas...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Konfliktet në çift kishin muaj që kishin nisur dhe praktikisht çifti ishte i ndarë pasi martesa nuk konsumohej më dhe Ergys Arrazi...
    Vip05 Maj 2024
    Ajo po vazhdon të marrë vëmendje të madhe çdo ditë e më shumë në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për modelen dhe ish-banoren...
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.