×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri Kuçi takim me delegacionin amerikan, diskutojnë për fizibilitetin e Ujmanit

    FrontOnline
    19 Tetor 2020

    Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka marrë pjesë në një takim me delegacionin e Qeverisë së SHBA-së, të udhëhequr ndihmësi i parë i zëvendës sekretarit të Departamentin të Energjisë, Matthew Zais, përfaqësues tjerë nga Departamenti i Energjisë, Shtëpia e Bardhë dhe agjencione tjera në Administratën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në njoftimin e bërë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit thuhet se qëllimi i këtij takimi ishte implementimi i pikave të Marrëveshjes së 4 Shtatorit, të cilat lidhen me diversifikimin e burimeve të sektorit të energjisë, si dhe Studimin e Fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit.

    Ministri Kuçi në ekspozenë e tij rreth strategjisë së ardhshme të energjisë dhe diversifikimit të burimeve, tha se kjo strategji do të mbështetet në pesë shtylla: 1) Burimet e Energjisë së Ripërtritshme; 2) Burimet e Linjitit; 3) Burimet e Gazit; 4) Aplikimi i masave Efiçiente të Energjis dhe 5) Integrimi në Tregun Regjional.

    Mbi këtë bazë, ministri Kuçi u zotua për projektet konkrete që do të transojnë rrugën për jetësimin e këtyre objektivave.

    Në aspektin e Studimit të Fizibilitetit për Liqenin e Ujmanit, si një nga pikat e veçanta në Marrëveshjen e 4 Shtatorit, ministri Blerim Kuçi paraqiti një historik të shkurtër të Ndërmarrjes Publike “Iber-Lepenci”, e cila që nga viti 1967 operon dhe menaxhon me asetet ekzistuese, përfshirë edhe Liqenin e Ujmanit.

    Ministri Kuçi mirëpret angazhimin e Departamentit të Energjisë së SHBA-ve, për një studim fizibilitetit serioz, i cili do të rezultonte me investime shumë të nevojshme për këtë resurs strategjik të Kosovës. Me qëllim të implementimit të suksesshëm, Qeveria e Kosovës do të procedojë planin aksional që do të koordinoj punën me grupe teknike vendore për Marrëveshjet e 4 Shtatorit.

    Matthew Zais përsëriti edhe njëherë zotimin e SHBA-ve në mbështetje të Kosovës, në funksion të diversifikimit të burimeve të energjisë, rritjes së sigurisë së furnizimit dhe tranzicionit gradual drejt burimeve të qëndrueshme të energjisë. 

    NimiTV, dhurata ideale e fundvitit
    Nga Rubrika
    Lajme28 Prill 2024
    Është java e dytë, që Lidhja Demokratike e Kosovës po mban tubime me bashkatdhetarët në Gjermani e Austri. Këtë të shtune LDK...
    Lajme28 Prill 2024
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Zvicër, sot ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor qendror ku janë zgjedhur strukturat drejtuese...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Të tjera
    Bota/Rajoni28 Prill 2024
    Një sulm ajror synoi një shtëpi në lagjen Brazil, një zonë me popullsi të dendur në lindje të Rafah. Mijëra njerëz kanë...
    Lajme28 Prill 2024
    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dhënë parashikimin e motit për pesë ditët në vazhdim. IHMK-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj...
    Kronika28 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për të pandehurin J.SH, i dyshuar se ka marr pjesë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Lajmi është bërë i ditur për Front Online nga Drejtoria Rajonale e Policisë...
    Kronika28 Prill 2024
    Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës. Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Policisë në...
    Sport28 Prill 2024
    Sot u përmbyll edhe java e 31-të në Superligën e Kosovës. Ballkani dhe Llapi regjistruan fitore në udhëtim për të vazhduar garën...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.