×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    ATK me njoftim për tatimpaguesit

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    ATK-ja ka njoftuar sot se ka ndryshuar procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor.

    Administrata Tatimore e Kosovës me anë të një komunikate për media ka thënë se ka nxjerrë udhëzuesin me të cilin ndryshon procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor. Qëllimi i këtij Udhëzuesi sipas ATK-së është informimi i personave/tatimpaguesve për procedurat që duhet ndjekur për t’u pajisur me Vërtetim Tatimor, përgjegjësitë e zyrtarëve të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve në Drejtoritë rajonale, për të lëshuar Vërtetimin Tatimor, si dhe përgjegjësitë e zyrtarëve të Teknologjisë Informative në ATK për të mundësuar gjenerimin e Vërtetimit Tatimor. Pajisja me Vërtetim Tatimor mund të bëhet në mënyrë elektronike dhe në mënyrë manuale.

    Personi fizik jo-afarist (individi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes ueb faqes së ATK-së apo përmes linkut https://evertetimi.atk-ks.org/ apo në cilëndo zyre rajonale më të afërt të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Ndërsa, tatimpaguesi (biznesi) mund të pajiset me Vërtetim Tatimor on-line përmes Sistemit Elektronik EDI apo në zyrën përkatëse rajonale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve. Vërtetimi Tatimor për personat fizik afarist dhe personat juridik, lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur tatimpaguesi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, si dhe në rastet kur tatimpaguesi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste.

    Ndërsa, Vërtetimi Tatimor për personat fizik jo afarist (individët), lëshohet nga ATK vetëm në rastet kur personi nuk ka ndonjë detyrim tatimor të pashlyer, në rastet kur personi ka obligime të pashlyera, mirëpo, është në marrëveshje për pagesë të atij borxhi me këste, si dhe në rastet kur ATK nuk ka shënime për personin. Ky Udhëzues hyn në fuqi me datë 01 Nëntor 2020 dhe i njëjti shfuqizon të gjithë Udhëzuesit e mëparshëm që kanë rregulluar këtë çështje. Udhëzuesin për procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Dokumente.

    Comodita nis 35 kontejnerë me dyshekë për në SHBA
    Nga Rubrika
    Ekonomi04 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka treguar se përmendja e luftës mund të sjell pasoja për vendin në aspektin...
    Ekonomi03 Maj 2024
    “Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5...
    Ekonomi02 Maj 2024
    Institucionet vendore kanë intensifikuar përpjekjet për ta luftuar ekonominë joformale në Kosovë. Sipas Administratës Tatimore të Kosovës, brenda këtë vit janë fiskalizuar...
    Të tjera
    Lajme06 Maj 2024
    Derisa ishte në opozitë Lëvizja “Vetëvendosje” insistonte në themelimin e Komisioneve Hetimore Parlamentare, por prej se ka ardhur në krye të institucioneve...
    Opinione06 Maj 2024
    Shkruan: Jasmin Mujanovic Organizata ndërqeveritare Këshilli Europës këtë muaj do të marrë një vendim përfundimtar nëse do të pranojë Republikën e Kosovës...
    Lajme06 Maj 2024
    Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) do të dalin përsëri para trupit gjykues në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në...
    Sport06 Maj 2024
    Agjenti i yllit të ri të Barcelonës, Vitor Roque, Andre Cury, është ankuar për mungesën e minutave lojë të klientit të tij....
    Lifestyle06 Maj 2024
    Kafeja aspak nuk është e rrezikshme për shëndetin tuaj. Sipas studimit të Universitetit të Australisë së Jugut, nëse jeni adhurues i kafesë,...
    Lifestyle06 Maj 2024
    Dushi është një pjesë themelore e rutinës së përditshme të shumicës së njerëzve. Por a mund të ndikojë në shëndetin tuaj koha...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.