×
  • Lajme
  • Lajme

    21 vjeçarja nga Kosova dëbohet nga Zvicra për dhjetë vjet, autoritetet atje tregojnë arsyen

    FrontOnline
    16 Tetor 2020

    Një kosovare, sot 21 vjeçe ka ngulfatur në dy raste pacientët e tjerë në dy klinika psikiatrike. Këtë e ka bërë në mënyrë që t’i mundësohet ta transferojnë në një klinikë tjetër. Mjekët kanë konstatuar tek ajo një çrregullim të personalitetit, shkruan limmattalerzeitung.

    Kosovarja e lindur dhe rritur në Zvicër, kishte sulmuar nga pas një paciente që po shikonte televizorin në qendrën psikiatrike Rheinau në janar 2018 dhe e kishte ngulfatur duke e shtrënguar me duar në qafë derisa asaj i ishte errësuar shikimi, transmeton albinfo.ch. Vetëm falë ndërhyrjes së personelit të kujdesit, viktima kishte shpëtuar nga vdekja.

    Dhe ky nuk ishte rast i izoluar: Një vit para rastit të përmendur, si adoleshente 17-vjeçare, ajo, në Klinikën Universitare të Psikiatrisë në Bazel ishte përpjekur të mbyste një djalë dymbëdhjetëvjeçar duke e lidhur me një shall rreth qafe. Edhe atëherë ajo kishte dashur ta detyronte transferimin e saj në një institucion tjetër.

    E akuzuara është rritur në një shtëpi ku mbretëronte dhuna dhe kishte probleme të mëdha psikologjike edhe në shkollë. Ajo as nuk ka mbaruar shkollën dhe as nuk ka bërë praktikë, ndërsa ka qëndruar në shumë klinika dhe ka bërë shumë terapi.

    E reja kosovare vuan nga një çrregullim i rëndë personaliteti dhe nga skizofrenia.

    Për të dy sulmet, gjykata për të miturit, në Bülach, e kishte shpallur atë fajtore për vrasje në tentativë (në çështjen e Bazelit) dhe për tentim vrasjeje të qëllimshme (në çështjen Rheinau) në fund të vitit 2018.

    Për të dy deliktet ajo ka marrë një dënim me dhjetë vjet burg dhe masën e dëbimit po aq të gjatë nga Zvicra.

    Kosovarja e ka kundërshtuar këtë vendim duke e atakuar atë në gjykatën më të lartë (në Gjykatën Kantonale të Cyrihut). Avokati i saj ka kërkuar një dënim me pesë vite burg dhe heqje të masës së dëbimit nga Zvicra.

    Sulmi i paqartë në Klinikën Rheinau, sipas tij, nuk ishte tentim vrasje e qëllimshme, përcell albinfo.ch. Klientja e tij nuk e ka ngufatur viktimën aq fuqishëm për ta quajtur atë veprim tentim të vrasjes.

    Sipas vendimit me shkrim që është dërguar në media të enjten, gjykata e lartë në thelb ka konfirmuar vendimin e gjykatës më të ulët. Gruaja 21-vjeçare është dënua me nëntë vjet, një vit më pak se që e kishte dënuar atë gjykata e të miturve në Bülach.

    E akuzuara do të qëndrojë në një klinikë psikiatrike. Ajo pastaj duhet të largohet nga Zvicra për dhjetë vjet.

    Rasti i kosovares, e cila ka lindur dhe është rritur në Zvicër, me siguri do të trajtohet në kuadrin e klauzolës së “rasteve të rënda”, shkruan albinfo.ch. Ky trajtim mundëson shpeshherë heqjen dorë nga dëbimi.

    Por “për shkak të rrezikut shumë të lartë të recidivitetit (përsëritjes së veprës), është në interes të Zvicrës që ajo të largohet nga vendi”, thuhet në vendimin gjyqësor.

    Megjithatë, kosovarja ka ende mundësi të ushtrojë të drejtën e ankesës në Gjykatën Federale të Zvicrës.

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme08 Maj 2024
    Qeveria gjermane ka të ngjarë që të këmbëngulë në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, përpara se ta japë “OK”...
    Lajme08 Maj 2024
    Në anën tjetër, kreu i Shoqatës së naftëtarëve në Kosovë, Fadil Berjani, ka thënë se industria e derivateve karakterizohet nga tregu i lirë. “Ky...
    Lajme08 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2074 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Maj 2024
    Shtetet e Bashkuara e pezulluan furnizimin e Izraelit me bomba javën e kaluar, për shkak të shqetësimeve se Izraeli kishte vendosur ta...
    Kronika08 Maj 2024
    Në fshatin Kishnicë të Graçanicës është raportuar për dhunë në familje. Lidhur me këtë, ankuesi mashkull ka raportuar në polici se ka...
    Lajme08 Maj 2024
    Një operacion i koordinuar nga Policia e Kosovës ka rezultuar në bastisjen dhe shkatërrimin e një laboratori tjetër të drogës në Leposaviq....
    Kronika08 Maj 2024
    Janë arrestuar dje katër të mitur në Lipjan pasi të njëjtin i kanë sulmuar dy bashkëmoshatarë të tyre. Të dyshuarit pas intervistimit...
    Lajme08 Maj 2024
    Një person në Prishtinë e ka sulmuar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës. Sipas policisë gjatë kohës sa ai ishte duke...
    Lajme08 Maj 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i BE-së, EULEX dhe Policia e Kosovës zhvilluan dje stërvitje të përbashkët. KFOR-i thotë sot...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.