×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Pelosi ngre pikëpyetje për aftësinë e Trumpit për të përmbushur detyrën

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi ka ngritur pikëpyetje nëse Presidenti Trump është në gjendje të përmbushë detyrën.

    Të enjten ajo njoftoi një masë legjislative që do të krijonte një komision për t’i dhënë mundësi Kongresit të ndërhyjë për të liruar presidentin nga detyrat ekzekutive, bazuar tek Amendamenti i 25-të i Kushtetutës.

    Kur mbeten vetëm pak javë deri në ditën e zgjedhjeve të 3 nëntorit, Pelosi tha se presidenti duhet të japë më shumë informacion për gjendjen e tij shëndetësore pas diagnostikimit me COVID-19. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve iu referua atyre që i cilësoi si “komentet e çuditshme” të presidentit në Twitter, kur Trump anuloi bisedimet për paketën e ndihmave. Ajo shtoi se amerikanët kanë të drejtë të dinë datën e saktë kur ai u ekspozua ndaj virusit. Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve tha se do të prezantojë të premten projekt-ligjin për të autorizuar krijimin e komisionit rishikues.

    Presidenti reagoi menjëherë në Twitter me një koment ku thoshte: “E çmendura Nancy është ajo që duhet vënë nën vëzhgim. Nuk e quajnë të çmendur për kot”.

    Kongresi nuk është aktualisht në sesion aktiv legjislativ, prandaj nuk ka gjasa për një rishikim serioz të kësaj mase në organin legjislativ, aq më pak për mbështetjen e propozimit në një votim në Dhomën e Përfaqësuesve apo Senat.

    Por projekt-ligji u ofron mundësi demokratëve në Kongres të ngrenë pyetje për shëndetin e presidentit, ndërkohë që Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për një numër të infektuarish nga radhët e stafit të presidentit, si dhe vizitorë si dhe senatorë të diagnostikuar me COVID-19, pasi kanë qenë në kontakt me presidentin apo kabinetin e tij./voa

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë, Albana Koçiu ka reaguar për ngjarjen e në Shkodër, ku një nënë me tre...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski deklaroi se nuk do të befasohej nëse partia e tij dhe koalicioni në zgjedhjet e 8 majit...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme, ku një 39-vjeçare bashkë me tre fëmijët e saj (trupi i...
    Të tjera
    Lajme05 Maj 2024
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shkruar për nënën e tij e njohur si ‘Nëna Rukë’, e...
    Lajme05 Maj 2024
    Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Në nderim të figurës së...
    Vip05 Maj 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, prej më shumë se një viti është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bukuroshja, e...
    Bota/Rajoni05 Maj 2024
    Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) një krizë tjetër po shpërthen pasi mijëra tonë mbeturina po grumbullohen në të gjithë...
    Lajme05 Maj 2024
    Në 75-vjetorin e themelimit të Këshillit të Evropës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar themelimin e organizatës më të vjetër në...
    Lajme05 Maj 2024
    Kërkimet për gjetjen e trupave të Alma Arrazit dhe dy fëmijëve të saj nuk do të ndalen as gjatë orëve të mbrëmjes....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.