Rruga që të shpie për në qytetin e Fushë Kosovës, është bllokuar mëngjesin e sotëm nga Policia e Kosovës, raporton Front Online.
Kjo pasi që në atë pjesë, pranë objektit të AKI-së është duke u zhvilluar një aksion nga PK-ja, e ku deri më tani është arrestuar një person.
dyshimet janë që në veturën e të arrestuarit mund të ketë edhe bombë.
“Sot, 09 tetor 2020, rreth orës 06:15, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën Prishtinë drejtimi i Fushë Kosovës, gjendet një person i dyshuar me një veturë. Njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme në vendin e ngjarjes, ku personin e dyshuar e kanë ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor. Në vendin e ngjarjes janë dalë edhe njësitet kompetente policore të cilat janë duke kryer veprimet e mëtejme policore. Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes’, ka konfirmuar për Front Online zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani./Front Online